Mickoski: Investimet në energjetikë për dallim nga më parë janë pa privilegje dhe kërkesa për ryshfet
- Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se në sektorin energjetik po negociohet për investime ekskluzivisht të orientuara drejt tregut për realizimin e të cilave, siç deklaroi sot, “ndryshe nga më parë nuk do të ketë privilegj nga ana e Qeverisë, por nuk do të kërkohet as ryshfet dhe të vendosen pengesa administrative”. Prandaj, deklaroi Mickoski, punët rreth investimeve përparojnë shpejt dhe me efikasitet dhe siguron se e njëjta gjë do të vlejë edhe me investimin në vlerë një miliard euro me kompaninë turke "Aksa".
- Post By Fami Bajrami
- 13:45, 28 korrik, 2025
Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se në sektorin energjetik po negociohet për investime ekskluzivisht të orientuara drejt tregut për realizimin e të cilave, siç deklaroi sot, “ndryshe nga më parë nuk do të ketë privilegj nga ana e Qeverisë, por nuk do të kërkohet as ryshfet dhe të vendosen pengesa administrative”. Prandaj, deklaroi Mickoski, punët rreth investimeve përparojnë shpejt dhe me efikasitet dhe siguron se e njëjta gjë do të vlejë edhe me investimin në vlerë një miliard euro me kompaninë turke "Aksa".
Në pyetjen e gazetarëve për planin e Qeverisë se si Maqedonia do të bëhet e pavarur nga ana energjetike, Mickoski tha se pret që këtë vit të arrihet prodhim dhe konsum i balancuar i energjisë elektrike.
"Pres që këtë vit, prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vendin tonë të jetë i barabartë me konsumin. Kjo nuk do të thotë që në periudha të caktuara nuk do të importojmë, po do të importojmë, por në periudha të caktuara do të eksportojmë. Kur e gjithë kjo do të mblidhet, atëherë do të arrijmë në një shifër që do të jetë e balancuar këtë vit", tha Mickoski pasi mori pjesë në një aktivitet në komunën e Kisella Vodës.
Supozoj, shtoi ai, se publiku është sensibilizuar nga ana e opozitës dhe është i lidhur me memorandumin për mirëkuptim që nënshkruam me kompaninë turke "Aksa" për një investim në vlerë një miliard euro, sepse ashtu ka qenë edhe për "Alkazar", thanë se do të kishin një çmim preferencial, shihni se nuk ka as çmim preferencial dhe as ndonjë përfitim për kompaninë.
"Në afat prej një viti, kompania vendosi gurthemelin në investimin e saj i cili do të jetë gjysmë miliardë dollarë, kjo për qeverinë e kaluar ishte fanta-shkencë. Ju kujtohet atje, ofroheshin lehtësime tatimore për investitorët, blerje e garantuar e energjisë elektrike, etj. Ne po negociojmë investime ekskluzivisht të orientuara drejt tregut. Po, si qeveri ne do të marrim rrezikun institucional për ta lehtësuar atë, nuk ka më si në të kaluarën të kërkohet ryshfet, nuk do të vendosen pengesa artificiale brenda administratës për të shpërblyer dikë. Kjo nuk do të ndodhë dhe për këtë arsye gjërat po shkojnë shpejt dhe me efikasitet. E njëjta gjë do të jetë edhe me kompaninë 'Aksa'", tha Mickoski.
Me investime të tilla, theksoi ai do të përmbushen angazhimet për gazifikim dhe ajër më të pastër.
Javën e kaluar, Mickoski dhe kryetari i kompanisë turke "Kazanxhi holding AS", Shaban Xhemail, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi që hap rrugën për realizimin e investimit në një projekt strategjik energjetik në vend me vlerë një miliard euro.
Projekti parashikon tre komponenta kryesore: zhvillimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike; ndërtimin e një rrjeti shpërndarës të gazit natyror; si dhe masa për rritjen e sigurisë së furnizimit me gaz, ka thënë Mickoski.