Mickoski: Do të ketë masa për shportën shkollore, analizohen modele për çmimet nëpër markete
- Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi masa në lidhje me shportën shkollore, ndërsa tha se po shqyrtohen edhe disa koncepte për çmimet në markete, si dhe mundësi ligjore për të sanksionuar ato subjekte të cilat në periudhën e kaluar kanë rritur çmimet në mënyrë drastike.
- Post By Ramize Qamili
- 12:52, 4 gusht, 2025
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi masa në lidhje me shportën shkollore, ndërsa tha se po shqyrtohen edhe disa koncepte për çmimet në markete, si dhe mundësi ligjore për të sanksionuar ato subjekte të cilat në periudhën e kaluar kanë rritur çmimet në mënyrë drastike.
Në deklaratën për media dhënë sot pas fillimit të ndërtimit të sallës sportive në Akademinë ushtarake në Shkup, Mickoski tha se janë bërë analiza për t'u parë se për sa është rritur gjithçka që ishte e kufizuar me masat.
"Po monitorojmë çmimet në këto dy muaj që nga përfundimi i masave dhe po bëjmë analizë në gjithçka që ishte e kufizuar për të parë se për sa disa subjekte ligjore i rritën çmimet papritur. Do të dalim para atyre me analiza të detajuara për t'u treguar se jo vetëm që nuk do ta tolerojmë një sjellje të tillë, por edhe do të përdorim të gjitha mundësitë ligjore që kemi në dispozicion", theksoi Mickoski.
Përsëriti se po analizohen disa modele të cilat kanë rezultuar të suksesshme në segmente të caktuara dhe se qëllimi është që këtë herë të kemi një skenar të plotë me të cilin do të stabilizohet çmimet.
Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) theksoi se në qershor çmimet me pakicë shënojnë rritje vjetore prej 3,7 për qind, ndërsa inflacioni është rritur për 4,5 për qind. rq/
Foto: arkivi i MIA-s