Mickoski dhe Kasami në ekspertizë të rikonstruksionit të shkollës "Kiril Pejçinoviq" në Tetovë
- Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, inspektuan punimet e rindërtimit të shkollës "Kiril Pejçinoviq" në Tetovë.
- Post By Melahat Baftija
- 16:52, 4 tetor, 2025
Shkup, 4 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ishin për inspektim të punimeve të rikonstruksionit të shkollës "Kiril Pejçinoviq" në Tetovë.
"Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituam aktivitetet e rikonstruksionit të shkollës "Kiril Pejçinoviq", si dhe disa aktivitete ndërtimore për projekte në lagjen Ajduçko në Tetovë. Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tuaj, për të ardhmen tonë", shkroi Mickoski në Fejsbuk.

Pas ekspertizës në qytet, ai realizoi takim me anëtarët e Komitetit komunal të partisë në Tetovë. mb/
Foto: FB i Mickoskit