• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Asnjëherë nuk duhet lëshuar pe kur janë në pyetje interesat e identitetit tonë dhe interesat e Maqedonisë

Mickoski: Asnjëherë nuk duhet lëshuar pe kur janë në pyetje interesat e identitetit tonë dhe interesat e Maqedonisë

Shkup, 23 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij me rastin e Ditës së luftës revolucionare maqedonase - 23 Tetori porositi se vendi sot përballet me sfida të ndryshme, por me rëndësi të njëjtë për të ardhmen e vendit dhe popullit tonë dhe si kryeministër i vendit është i vetëdijshëm se një nga betejat më të rëndësishme është ajo për një jetë dhe standard më të mirë, derisa nënvizoi se nuk duhet të hiqet dorë kurrë kur janë në pytetje interesat e identitetit tonë maqedonas dhe interesat e Maqedonisë.

"Si kryeministër i vendit, jam i vetëdijshëm për secilin prej tyre dhe pavarësisht të gjithëve, një nga më të rëndësishmet është beteja për standardin dhe jetë më të mirë. Kjo është ajo që kërkon dhe ka nevojë populli. Edhe beteja për Bashkimin Evropian duhet të shihet përmes dëshirës për një jetë dhe standard më të mirë dhe për këtë arsye qëllimi ynë, pavarësisht të gjitha goditjeve dhe pengesave ka mbetur rruga që duam të ndjekim. Dhe kjo rrugë është e drejta jonë natyrore megjithëse shumë herë anulimet që bëmë nuk ishin të drejta, populli i pranoi ato me zhgënjim. Nuk është një, nuk është dy, por ngadalë po bëhet një mënyrë sjellje joparimore", nënvizoi kryeministri në fjalimin e tij në akademinë solemne "Nga ideja në shtet" me rastin e Ditës së luftës revolucionare maqedonase - 23 Tetori në Teatrin kombëtar maqedonas.

Mickoski, në kontekstin e kërkesave të fundit për ndryshimet kushtetuese dhe pranimin e bullgarëve në Kushtetutë, thotë se pyetja kryesore që lind është - çfarë fitojmë prej saj dhe a është ky përfundimisht fundi?

"Çdo lëvizje tjetër që bëjmë duhet të jetë përmes prizmit të përgjigjes së këtyre pyetjeve dhe mbrojtjes dhe sigurimit - së pari garanci se kjo do të jetë e fundit dhe se do të marrim diçka të prekshme dhe të parashikueshme - të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët. Dhe pastaj fqinji ynë lindor të tregojë vlera evropiane dhe në të njëjtën mënyrë t'i përgjigjet komunitetit maqedonas në Bullgari", tha ai.

Nuk i duhemi Evropës të shpërfytyruar dhe plotësisht të gjymtuar. I duhemi të dinjitetshëm, krenarë, ashtu siç jemi.

Përcaktimin tonë ndaj Bashkimit Evropian e dëshmuam përmes shumë sakrificave, madje edhe me koston e dëmit tonë. Dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se nuk kemi bërë sakrificë dhe nuk kemi paguar çmim shumë të lartë për atë që duam - dhe kjo është të jemi anëtare fuqiplotë e Bashkimit Evropian, tha Mickoski.

Por, shtoi kryeministri, ashtu si në histori edhe sot, gjithmonë do të ketë njerëz dhe parti që janë të gatshme të japin më shumë, të pranojnë më shumë.

"Në këtë rast, opozita jonë është e gatshme të pranojë shumë më tepër, por edhe të japë shumë më tepër. Sepse një shkëmbim i tillë me tonën, me atë që është e përbashkët, është për ta karta me të cilën duan të qëndrojnë në jetën politike, pa menduar për dëmin që bëjnë, jo vetëm vetes, por edhe gjithë vendit dhe gjitha brezave të ardhshëm. Dhe jam plotësisht i vetëdijshëm se në realizimin e qëllimeve të tilla, pengesa e vetme është VMRO-DPMNE dhe koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Por atë rol duhet ta mbajmë me vetëdije mbi supet tona për hir të popullit, për hir të qytetarëve. Dhe nuk duhet të dorëzohemi kurrë kur janë në pyetje interesat e identitetit tonë maqedonas dhe vendit tonë të bukur të Maqedonisë", theksoi Mickoski.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR