Mickoski: Analiza për inflacionin është në fazën përfundimtare, shumë shpejt do të ketë masa
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratën për media tha se është në fazën përfundimtare analiza për inflacionin bazik dhe se Qeveria së shpejti do të dalë me masa për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Ai pret që kjo të diskutohet në Këshillin ekonomiko-social i cili siç tha “duhet të mbajë mbledhje sepse ka përfunduar procedura me prezantimin”.
- Post By Fami Bajrami
- 12:28, 28 korrik, 2025
Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratën për media tha se është në fazën përfundimtare analiza për inflacionin bazik dhe se Qeveria së shpejti do të dalë me masa për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Ai pret që kjo të diskutohet në Këshillin ekonomiko-social i cili siç tha “duhet të mbajë mbledhje sepse ka përfunduar procedura me prezantimin”.
Duke komentuar deklaratën e ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi nga java e kaluar, Mickoski tha se ndoshta është keqkuptuar dhe se për momentin nuk ka masa, sepse analiza është duke vazhduar dhe sapo të përfundojë, do të ketë masa.
"Ndoshta është kuptuar ndryshe. Për momentin nuk ka masa, sepse analiza është duke vazhduar. Në momentin që përfundon analiza, sigurisht se do të ketë masa. Mendoj se analiza është tashmë në fazën përfundimtare në mënyrë që të mund të dalim me masa konkrete dhe të kemi indikatorë se pse ndodh kjo, kështu që pres që shumë shpejt të dalim me masa", tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të pishinës së mbyllur në kuadër të shkollës "Nevena Goergieva - Dunja" në Kisella Vodë.
Ai theksoi se inflacioni është i lartë edhe në shumë vende të Evropës dhe është mbi pesë për qind.
Foto: arkivi i MIA-s