• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mickoski: Është e qartë se nuk ka 80 deputetë të cilët e mbështesin politikën e kësaj Qeveria

Mickoski: Është e qartë se nuk ka 80 deputetë të cilët e mbështesin politikën e kësaj Qeveria
Shkup, 10 nëntor 2022 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski sonte deklaroi se nuk ka 80 deputetë në Kuvend të cilët i mbështesin politikat e Qeverisë aktuale dhe duke folur për kërkesat e pushtetit për ndryshime kushtetuese me të cilat nuk pajtohet, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai, në emisionin "Vetëm intervistë" (Samo intervju) në televizionin Kanal 5, i bëri thirrje pushtetit, nëse dëshiron ndryshime kushtetuese, të inkurajohet dhe të dalë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që qytetarët të mund të vendosin, duke potencuar se Zaevi në vitin 2020 në zgjedhje nuk ka dalë me ofertë që të ndryshojë Kushtetutën për përfshirje të bullgarëve në të. "Nëse dëshironi të ndryshoni kushtetutën, atëherë urdhëroni dilni në zgjedhje, pyetni qytetarët, pastaj ata le të vendosin. Ashtu është në vendet skandinave, në Suedi është ashtu, nëse dëshironi ta ndryshoni Kushtetutën, atëherë më falni dilni, pastaj ndryshoni. Nuk doli Zaevi në vitin 2020, Kovaçevski aspak nuk doli në zgjedhje, por ja Zaevi nuk doli me program që të ndryshojë Kushtetutën dhe të thotë ja unë do ta ndryshoj Kushtetutën, do t'i fus bullgarët, prandaj votoni nëse jeni për mua ose nuk jeni për mua", theksoi ai. Mickoski theksoi se as ai, e as opozita nuk është fajtore që qeveria e LSDM-së nuk ka menduar kur ka marrë vendime politike pa siguruar paraprakisht konsensus shoqëror. "As unë, as opozita nuk është fajtore që dikush bënte hapa politik pa siguruar konsensus shoqëror", theksoi Mickoski. Duke folur për klubet bullgare në vend, lideri i VMRO-DPMNE-së potencoi se Klubi "Mbreti Boris" duhet të ndalohet, ndërsa Qeveria ta zbatojë Ligjin për Organizatat dhe Shoqatat. "Sot kemi një klub që provokon dhe mban emrin e një njeriu që nuk ka rol të mirë në historinë maqedonase, ai është Mbreti Borisi i Tretë, i cili ishte bashkëpunëtor i nazistëve në Luftën e Dytë Botërore dhe që dërgoi më shumë se 7200 hebrenj nga Maqedonia në kampin e përqendrimit Treblinka", theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së. Në pyetjen se a pret se do të mbyllet klubi, Mickoski tha se një qeveri e cila e do shtetin dhe popullin e saj duhet menjëherë ta ndalojë klubin i cili ka rol të turpshëm në historinë e popullit maqedonas. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR