• e hënë, 23 dhjetor 2024

Micevski: Për momentin është kryesore të vihet theks në zgjidhjet ligjore për dalje nga kriza

Micevski: Për momentin është kryesore të vihet theks në zgjidhjet ligjore për dalje nga kriza
Shkup, 2 nëntor 2022 (MIA) – Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, vlerëson se në këtë moment është kryesore të vihet theks  në zgjidhjet serioze ligjore për dalje nga kriza. Micevski në emisionin “Samo Vistina” në televizionin Kanal 5, duke folur për takimin e liderëve, tha se ftesa zyrtare për takim deri në VMRO-DPMNE ende nuk ka arritur. "Ftesë zyrtare për atë që dje e paralajmëroi kryeministri Kovaçevski  në VMRO-DPMNE nuk ka arritur. Dhe këtu qëndron problemi më i madh i shumicës  qeveritare pasi para se të fillojë debati për çdo temë, e fillojnë me informacione zyrtare në rrjetet sociale. Këtu VMRO-DPMNE, para se të hyj në emision, nuk ka ftesë zyrtare për atë takim të paralajmëruar nga kryeministri Kovacevski", tha Micevski. Ata, siç tha, mbesin në qëndrimin se duhet të bisedohet për problemet elementare me të cilat po ballafaqohen qytetarët. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR