• e martë, 24 dhjetor 2024
MIA Flesh
15:00/ 26 qershor/ 2022 Shkup – Lëvizja maqedonase për bashkim (LMB) nga Manastiri, sot do të mbajë tubim për “ruajtjen e vlerave familjare, tradicionale dhe shoqërore”, të titulluar “Familja, para së gjithash”. Shkup – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata. Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritja është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje  të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM. Shkup – Policia në territorin qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsej 152 masa, ndër të cilat për vozitje të shpejtë 50 sanksione, 16 masa për vozitje pa patentë shoferi, pesë për kalim në dritën e kuqe të semaforit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Shkup– Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje i dënoi ashpër shkrimet e djeshme “Maqedonia është Bullgari”, të cilat u shfaqën në duart e një pjese të deputetëve gjatë kohës së pikës së parë të rendit të ditës në seancën e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, por edhe gojarisht e theksuar nga foltorja, gjatë po të njëjtës seancë. Shkup – Në vijim është paraqitja për pjesëmarrje në sesionin e Klubit të hulumtuesve të Bankës Popullore. Të interesuarit mund të paraqiten në e-adresën info@nbrm.mk, më së voni deri më 29 qershor të vitit 2022. Shkup- Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet 15-20 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM. Shkup – Gjatë natës së kaluar, në periudhën nga ora 22.00 deri në 04:00 të mëngjesit me radar të veçantë të pajisur për incizim në kushte të natës, është zbatuar kontroll i përforcuar i verimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 384 shoferë. Shkup – Në rrugën magjistrale Gjevgjeli-Demir Hisar, pas pjesës Marvinci në drejtim të fshatit Udovë, dje, nëpunësit policorë nga Stacioni policor “Bogorodicë” i privuan nga liria B.A: (500 dhe A.D. (47), të dy nga Manastiri, për shkak të dyshimit bazë se kanë bërë vepër penale kontrabandë me emigrantë. Strugë– Në malin Karaorman në një aksion policor janë kapur 12 prerës ilegal të drunjve, tetë shtetas shqiptarë dhe katër shtetas të vendit dhe janë sekuestruar rreth 30 metra kub dru për ngrohje. Prilep- Policia e Prilepit deri te Prokuroria Themelore Publike ka iniciuar kallëzim penal kundër 53 vjeçarit  nga Resnja me inicialet N.K për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale rrezikim të sigurisë sipas nenit 143, paragrafi 3 i Kodit penal dhe dy kallëzime penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë sipas nenit 383 të Kodit penal. Shkup – Viti i kaluar 2021 është vit me numër më të vogël të viktimave në komunikacion në 15 vitet e fundit, ndërsa të dhënat nga katër muajt të parë të këtij viti tregojnë se vazhdon trendi i uljes së konsiderueshme të numrit të viktimave në aksidentet rrugore, deklaroi sot ndihmë ministri për marrëdhënie me opinionit në MPB, Toni Angelovski, i cili mori pjesë në promovimin e fushatës “Mbaj kaskë, drejto sigurt!” në Ohër. Tiranë- Një nga ekspertët më të njohur të fushës së sigurisë në Shqipëri, Ilir Kulla ka thënë se kjo që po ndodhë me Maqedoninë e Veriut është tallje dhe një padrejtësi që nuk e meriton. Moskë – Ish-presidenti rus, Dmitrij Medvedev e akuzoi Bukureshtin se dëshiron të krijojë “Rumani të re të Madhe” dhe paralajmëroi se nëse ndodh kjo, do të ketë pasoja për Republikën e Moldavisë. Tiranë – Në fabrikat prodhuese të tekstilit në Shqipëri ka rreth 20.000 vende të lira të punës, por nuk ka të interesuar për punë dhe kështu që të përmbushet mungesa, kjo industri punëson të huaj, kryesisht nga Filipinet. Ankara- Autoritetet turke ende nuk shohin hapa konkret nga Suedia dhe Finlanda që ta detyrojnë Ankaranë ta shqyrtojë pozicionin e saj për anëtarësim në NATO të dyja vendeve lindore, deklaroi nënkryetari Fuat Oktaj për Si-En-En-in turk. Prishtinë – I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçal do të udhëtojë nesër, 27 qershor, për vizitë treditore zyrtare në Kosovë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Kiev – Disa shpërthime janë regjistruar sot në mëngjes në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, pas çka shërbimet emergjente u sistemuan në zonën urbane Shevçenko, njoftoi prefekti Vitalij Kliçko në Telegram. Paris – Presidenti francez Emanuel Makron kërkoi nga kryeministrja Elizabet Born të propozojë “qeveri të re të veprimit” që do të emërohet në fillim të korrikut. Berlin – Gjermania do të lejojë hyrjen e punëtorëve të huaj për shkak të mungesës së punëtorëve në aeroportet gjermane si masë e përkohshme, njofton gazeta gjermane “Bild am Sonntag”, duke iu referuar ministrave të  Punëve të Brendshme, të Transportit dhe të Punës. Moskë – Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu ka kryer inspektim tek ushtarët rusë në Ukrainë, kumtoi sot ushtria. Në pikat komanduese të njësive ruse, gjenerali i armatës Sergej Shojgu i pranoi raportet e komandantëve për situatën aktuale dhe aksionet e forcave të armatosura ruse në zonat kryesore operative, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Paris – Ministrja franceze e Punëve të Jashtme, Katrin Kolona, thotë se Turqia duhet ta bëjë “përzgjedhjen e saj” për integrimin në NATO të Suedisë dhe të Finlandës, me rrezik që të ngritë çështje për “sjelljen” e saj në aleancë, njofton korrespondenti i MIA-s.

Kiev – Të paktën pesë persona janë plagosur sot në Kiev kur një projektil goditi një ndërtesë banesore në pjesën qendrore të qytetit, kumtoi shefi i policisë ukrainase Igor Klimenko. Kiev- Ukraina sot ka kërkuar nga vendet e G7 më shumë armë dhe sanksione më të ashpra kundër Moskës pas sulmit rus në një kompleks banesor jo larg qendrës së Kievit. Berlin – Kancelari gjerman Olaf Sholc sot do t’i pritë liderët e grupit të demokracive më të zhvilluara botërore në fillimin e samitit treditor në Alpet Bavareze, në hije të luftës në Ukrainë dhe pasojat e saja siç janë shtrenjtimi i burimeve energjetike dhe ushqimit. Berlin– Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, ka arritur në Gjermani, ku do të marrë pjesë në samitin e Grupit të shtatë vendeve të zhvilluara industriale (G7) në qytetin gjerman Elmau në Alpet bavareze. Londër– Katër shtete të G7 do ta ndalojnë importin e arit rus si pjesë e sanksioneve të reja të vendosura ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë. Kështu ka bërë të ditur sot “Dauning Strit 10” në ditën e parë të samitit të G-7 në Gjermani Johanesburg- Në një klub nate në portin në lindje të Londrës në Afrikën e Jugut janë zbuluar trupa të së paku 17 të rinjve, njoftoi sot policia lokale. Elmau – G7 dhe NATO-ja duhet të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus në Ukrainë, ka thënë presidenti amerikan Xho Bajden, sot në Bavari para bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Sholc.

QËNDRONI TË LIDHUR