• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh
15:00/ 11 tetor/ 2022 Shkup  – Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Tiranë, kumtuan nga Ministria e Drejtësisë. Shkup – Orkestra ushtarake e Armatës sonte në Shtëpinë e Armatës në Shkup do të mbajë koncert njëorësh. Koncerti organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 30-vjetorit të Armatës dhe për nder të Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetorit. Shkup– Me të shtëna tradicionale të improvizuara para Muzeut memorial “11 Tetori” dhe me fishekzjarre mbrëmë në Prilep filloi shënimi i 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore dhe 81 vjetorit të fillimit të luftës antifashiste në vitin 1941. Ngjarja qendrore për shënimin e festës, e cila sivjet është nën moton “Gjithmonë në anën e duhur” do të mbahet sot para Memorialit – kostumit në Kumanovë, ndërsa delegacione qeveritare do të vendosin lule të freskëta para monumenteve të luftëtarëve të rënë nga Lufta Nacionalçlirimtare (LNÇ) në Shkup dhe Prilep, ndërsa në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vitin 2022. Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, u dërgoi urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shkup – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot i uroi qytetarët me rastin e 11 Tetorit – Ditën e kryengritjes popullore. Shkup– Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi sot dhe nesër do të jetë për vizitë në Pragë, ku do të marrë pjesë në takimin joformal të Këshillit për energjetikë të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Presidenca çeke me Këshillin e BE-së. Shkup – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot i uroi qytetarët me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore. Shkup - Vendi ynë rrumbullakon financimin e përgjithshëm të buxhetit për këtë vit, me mbi 40 milionë euro mjete të kursyera si rezultat i menaxhimit të kujdesshëm të portofolit të borxhit në kushte krize dhe rritjes globale të normave të interesit. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, gjatë intervistës në Ditarin e televizionit Sitel, theksoi se çmimi i sigurimit të kapitalit për financimin e deficitit të buxhetit dhe borxheve të vjetra që maturojnë është në kushte më të favorshme, për shkak të përkushtimit të Qeverisë për sigurimin në kohë të kapitalit për financimin e masave antikrizë por edhe për nevoja të tjera të buxhetit si rritja e pensioneve, ndihma sociale, paga minimale, subvencionet bujqësore dhe përkrahja e kompanive gjatë krizës aktuale. Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nga selia e Kombeve të Bashkuara, para Pallatit të Kombeve në Gjenevë, Konfederata e Zvicrës, në emrin e tij dhe në emrin e MPB-së, drejtoi urime qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 11-të Tetorit-Dita e Kryengritjes së Maqedonisë. Shkup– Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mori pjesë me fjalim të tij në debatin e përgjithshëm në Sesionin e 73-të të Komitetit Ekzekutiv të Programit të Komisarit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Shkup– Gati gjysma e të gjitha zhvendosjeve në vend janë drejt rajonit të Shkupit – ku sipas të dhënave nga Regjistrimi 2021, jetojnë 48 për qind e të gjithë emigrantëve nga një komunë tjetër në vend dhe 45 për qind nga të gjithë emigrantët nga një shtet tjetër. Shkup – Të jesh në anën e duhur, do të thotë të zgjidhet rruga e paqes dhe progresit. Sot, përsëri, beteja jonë e sotme është pikërisht e tillë – të vazhdojmë në rrugën e paqes dhe të progresit, pa lejuar që kushdo qoftë, çfarëdo qoftë dhe kurdo të na e pengojë rrugën, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në manifestimin qendror në Kumanovë të organizuar me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore. Dibër – Në periudhën nga ora 09:15 deri në ora 15:00 nesër pa energji elektrike do të jenë banorët e tërë rajonit të Dibrës. Shkup – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot i uroi qytetarët me rastin e Ditës së kryengritjes popullore. Shkup – Anëtarësimi në Bashkimin Evropian neve na nevojitet, për ta siguruar zhvillimin e shtetit, sipas parimeve dhe standardeve demokratike evropiane. Por, edhe Bashkimi Evropian ka nevojë për ne, si faktor stabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky shans historik nuk guxon dhe nuk do të humbiset, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në shënimin e Ditës së Kryengritjes Popullore në Kumanovë. Shkup – Pa energji elektrike nesër disa orë do të jenë shfrytëzuesit nga komuna e Aerodromit, Studeniçanit dhe Karposhit, kumtoi QRMK pas njoftimit nga EVN Maqedoni SHA.
Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se më 12, 13 dhe 14 tetor të vitit 2022 (e mërkurë, e enjte dhe e premte), për shkak të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të kryetares të Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës, H.E. Irene Kelin, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit të Shkupit. Shkup – Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 20 gradë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). Shkup – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, kumtoi Lidhja Automoto. Shkup– Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, sot vendosi lule para përmendores “Çlirimtarët e Shkupit”, në pllatonë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shkup– Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga festimi qendror me rastin e 11 Tetorit bëri thirrje për bashkimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqëror në realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.
Shkup – Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:40 minuta në vendin e quajtur “Straishte”, në afërsi të Vallandovës, nëpunës policorë të Stacionit policor për kontrollime kufitare dhe mbikëqyrje kufitare “Dojran i Vjetër” e kanë privuar nga liria S.L.(23) nga f. Sopoticë- Demir Hisar. Shkup – Sot i përulemi të gjithë atyre të cilët në ditën e sotme të vitit 1941 e shënuan fillimin e kryengritjes antifashiste dhe nacionalçlirimtare të të gjithë atyre të cilët sot luftuan për lirinë tonë të sotme. Lufta e përgjithshme popullore nuk njohu kurrfarë dallime, as etnike, as fetare e as gjinore. Partizanët, të bashkuar, krah për krah, luftuan për realizimin e ëndrrës së të gjithë paraardhësve tanë për një shtet të lirë dhe të pavarur maqedonas. Shkup – Delegacioni qeveritar i përbërë nga Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës; Vlladimir Rendevski, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Xhemil Qamili, ushtruesi detyre drejtori i Agjencisë për Nxitjen e Zhvillim të Bujqësisë, e shënoi festën shtetërore 11 Tetori –Ditën e Kryengritjes Popullore, në Prilep, qytetin hero prej ku filloi kryengritja maqedonase kundër fashizmit dhe Lufta Nacionalçlirimtare. Shkup – Me rastin e festës 11 Tetori – Ditës së Kryengritjes Popullore, sot në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u dorëzua çmimi shtetëror “11 Tetori”. Shkup – Sipas hulumtimit të fundit të Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik të realizuar në vitin 2021, më shumë se gjysma e punëtorëve mediatik te ne (52,5 për qind) kanë paga prej 20 deri 40 mijë denarë. Një pjesë e tyre në nivel mujor marrin më shumë se 40 mijë denarë (4,8 për qind), ndërsa shumë më i madh është numri i atyre që përfitojnë pagë nën 20 mijë denarë (28,4 për qind). Shkup – Balancuesi si vegël për përfaqësimin e drejtë gjatë punësimin në administratë tashmë e tejkaloi funksionin e vet, ndërsa në kontekst të procesit të inkuadrimit drejt BE-së duhet të mendojmë një model të ri dhe vendime ligjore të cilat do ta rrisin cilësinë gjatë punësimit, vlerëson zëvendëskryeministrja për Politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska. Strasburg – Forcimi i rezistencës demokratike dhe respektimit të qeverisjes së të drejtës dhe të drejtave të njeriut, promovimi i pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe krijimi i kushteve për avancim më të fortë ekonomik dhe social të Ballkanit Perëndimor është investim gjeostrategjik për paqe, stabilitet dhe siguri demokratike në të gjithë Evropën. Kështu, ndihma e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës për përmbushjen e aspiratave të tyre për integrim më të thellë evropian është e rëndësishme jo vetëm për vendet në fjalë, por edhe për të gjithë kontinentin evropian dhe se nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët evropianë. thuhet në përmbledhjen e raportit të deputetit grek dhe ish-kryeministër Jorgos Papandreu dedikuar asaj si të mbështetet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Ankara – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nesër në Astana do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, kumtuan sot përfaqësues të paemëruar turq. Berlin – Disa mijëra qytetarë gjermanë mbrëmë sërish mbrëmë protestuan në disa provinca të Gjermanisë Lindore kundër politikës energjetike të qeverisë, inflacionit dhe pasojat nga lufta në Ukrainë, transmetoi Hina. Kiev – Një person sot në mëngjes e humbi jetën në sulmin e ri me raketa mbi Zaporozhje, ku mbi institucionet publike janë gjuajtur 12 raketa C-300, publikoi kanali Telegram i administratës rajonale ushtarake të këtij qyteti ukrainas. Kiev – Pas sulmeve të djeshme të ashpra raketore ruse ndaj qyteteve të mëdha në Ukrainë, presidenti Volodimir Zelenski mbrëmë sërish e theksoi vullnetin e vendit të tij për të kundërshtuar. Paris – Shefja e diplomacisë franceze, Ketrin Kolona në një deklaratë për radion franceze sot tha se Bjellorusia do të mund të përballet me sanksione nëse gjithnjë  e më shumë përfshihet në konfliktin në Ukrainë. Gjenevë – Bombardimi rus i qyteteve në Ukrainë ndoshta i ka shkelur ligjet e luftimit dhe paraqesin krime lufte nëse caqet civile janë “përzgjedhur qëllimisht”, kumtuan sot Kombet e Bashkuara (KB). Berlin – Kryeministri hungarez Viktor Orban sot shprehur fjalë lavdëruese për ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke deklaruar se ajo, po të ishte ende kancelare, do ta kishte ndalur luftën ruse në Ukrainë, transmeton DPA. Nju-Jork – Në fillim të seancës urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Ukraina i bëri thirrje bashkësisë botërore për ta dënuar anektimin rus të pjesëve të territorit të saj, me çka ajo e shkeli të drejtën ndërkombëtare. Uashington– Në një bisedë telefonike mbrëmë, presidenti amerikan, Xho Bajden i premtoi presidentit Vollodimir Zelenski vazhdimin e “mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën të nevojshme për mbrojtjen e saj duke përfshirë edhe sisteme të avancuara për mbrojtje ajrore”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Nju-Jork – Kombet e Bashkuara nga vendet e zhvilluara kërkuan fleksibilitet më të madh në lehtësimin e barrës në rritje të borxhit të vendeve më të varfra, njofton DPA. Strasburg– Pas debatit për “armiqësitë ushtarake midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, veçanërisht për sulmet ndaj vendbanimeve civile dhe infrastrukturës”, APKE-ja bëri thirrje për vazhdim urgjent të negociatave paqësore midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Londër– Liderët e grupit G7 – shtatë vendet me industri më të zhvilluar në botë, sot rreth mesditës do të mbajnë takim virtual në të cilin do të bisedojnë për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Tel Aviv/Bejrut – Izraeli dhe Libani, pas tensioneve prej disa dekadave, më në fund u dakorduan për kufi të përbashkët detar në Detin Mesdhe, kumtoi kryeministri izraelit Jair Lapid. Moskë –  Rusia e shtoi kompaninë teknologjike Meta në listën e organizatave terroriste dhe ekstremiste. Shërbimi federal për monitorim financiar Rosfinmonitoring publikoi se që sot Meta është shtuar në listë.

QËNDRONI TË LIDHUR