24 shtator 2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në inspektimin e aktiviteteve ndërtimore në sallën sportive të SHF "Dimitar Pop Georgiev Berovski" në lagjen Hrom, komuna e Gjorçe Petrovit. (10:00, është parashikuar deklaratë për mediat)
Shkup - Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu do të mbajë konferencë për shtyp. (Ministria e Shëndetësisë, salla e epërme/10:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e kandidatit për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani. (Kafeteria pranë restorantit "DEA", Çair/ 10:30)
Shkup - Guvernatori Trajko Sllaveski dhe euroambasadori Mihalis Rokas do të mbajnë fjalim në konferencën hyrëse të projektit "Përforcimi i kapacitetit të Bankës Popullore në fushën e statistikave eksterne, statistikës pagesore dhe sistemeve pagesore", të financuar nga BE. (Muzeu i Bankës Popullore/10:00)
Shkup - Seancë e Gjykatës Kushtetuese. (09:00)
Shkup - Agjencia për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuale do ta mbajë takimin e tretë publik për vitin 2025. (12:00)
Shkup - Shoqata për të Drejtën Penale dhe Kriminologji të Maqedonisë do të mbajë një punëtori në të cilën do të prezantohet studimi "Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional - Integriteti dhe Pavarësia e Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor". (ASHAM/10:00)
Shkup - Shënimohet 24 vjetori i motivimit, përkushtimit dhe rezultateve të Regjistrit Qendror. (Klubi i deputetëve/11:00, deklarata për mediat/12:00)
Shkup - Konferenca e katërt solare vjetore në organizim të Shoqatës për energji diellore, Solar Maqedoni. (h. "Aleksandar Palas", salla 1/11:00)
Shkup - Debat publik me temën "Femicidi - Krimi i padukshëm: Është koha për ligj", organizuar nga Gazetarët për të Drejtat e Njeriut. (Qendra-Gnezdo/11:00)
Veles - Dialogu i parë qytetar mbi deponinë e fosfogipsit të Industrisë Kimike Veles si pjesë e projektit FIC-FIGHTERS. (Europe House Veles)
Manastir - Promovimi i monografisë "80-të vjet BKU Shën Kliment i Ohrit - Manastir. (Biblioteka universitare/19:00)
________________________________________________________________________________________________________
MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore