25 shtator 2025
Strumicë - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov do të kryejnë mbikëqyrje të aktiviteteve ndërtimore në teatrin e vjetër të Strumicës "Anton Panov" në Komunën e Strumicës, ku do të japin deklaratë për mediat. (17:45)
- Ministri Ljutkov do të mbajë fjalim në hapjen e Shtëpisë përkujtimore të rikonstruuar të heroit popullor Blagoj Jankov-Muçeto. (18:15)
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska do të mbajë fjalim në promovimin e bashkëpunimit me Clarivate-Web of Science, përmes së cilës mundësohet shfrytëzim falas i bazave shkencore të platformës për të gjitha universitetet publike, ASHAM dhe Universitetin e Evropës Juglindore. (Klubi i deputetëve/12:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e deputetit të Frontit Evropian Skender Rexhepi - Zejdi. (Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut/11:00)
Shkup - Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN-it Izet Mexhiti do të mbajë konferencë për shtyp. (Platoja në afërsi të Kurshumli Hanit/11:00)
Shkup - Guvernatori i Bankës Popullore Trajko Sllaveski do të mbajë fjalim në sesionin e 55-të të Klubit të hulumtuesve. (Banka Popullore/14:00)
Shkup - Sesioni i 13-të i Grupit të punës 1 - Bujqësia dhe zhvillimi rural (Kapitulli 11) në organizim të Lëvizjes Evropiane. (h. "Panoramika"/09:30)
Shkup - Deklaratë e Sindikatës së pavarur të "Parqe dhe gjelbërime"-Shkup. (Para Kuvendit të Qytetit të Shkupit, te hyrja e kryetarit të komunës/10:15)
Shkup - Panel-diskutim "Qëndrueshmëria e mediave të vogla dhe lokale në kohën digjitale. (Qendra për inovacione e Fakultetit Juridik "Justiniani i Parë"/11:00)
Shkup - Takim iniciativ për formimin e Kuvendit Kombëtar të të Rinjve sipas Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore në kuadër të projektit "Mekanizma funksional për pjesëmarrje aktive rinore në nivel kombëtar", në organizim të Këshillit Rinor Kombëtar të Maqedonisë. (h. "Aleksandar Palas"/11:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e partive politike Partia e Gjelbër RDM (Rilindja Demokratike e Maqedonisë) dhe Lëvizja për demokraci, të drejta dhe liri (DDL), si pjesë e "Koalicionit për një të ardhme të gjelbër". (MIA Qendra për shtyp, tek "Rekordi"/12:00)
Tetovë - Promovimi i aplikacionit për pagesa onlajn të parkingjeve dhe tatimeve. (Qendra informative e qytetit/12:00)
___________________________________________________________
MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore