• e enjte, 04 dhjetor 2025

MIA Paralajmërime-MKD

MIA Paralajmërime-MKD

10 shtator 2025

Shkup - Seancë e Komisionit Kuvendor për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës. (Kuvendi i RMV-së, Salla 6 / 10:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të vizitojë Komunën e Gazi Babës, ku do të inspektojë aktivitetet ndërtimore në projektet e mëposhtme: inspektimin e ndërtimit të qendrës sportive dhe rekreative "Idrizovë" (12:15); inspektimin e ndërtimit të kopshtit Trubarevë (12:35) dhe inspektimin e rindërtimit të rrugës "Komuna Pariska" në Hipodrom - projekt i financuar nga thirrja e dytë e Qeverisë (12:50; ku do të jepet edhe një deklaratë për mediat).

Shkup - Nën patronazhin e Ministrisë së Sportit dhe ministrit Borko Ristovski, do të mbahet Samiti i Parë Rajonal i Sportit - Shkupi 2025, i organizuar nga Why Not Group, në të cilin do të marrin pjesë ministrat e Sportit të Serbisë dhe Malit të Zi - Zoran Gajiq dhe Dragoslav Shqekiq. (Hapja e samitit, h. Hilton / ora 9:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e zëdhënëses së Qeverisë, Marija Miteva. (Qendra për Media e Qeverisë / 12:00)

Shkup - Seancë e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (9:30)

Shkup - Instituti i Sociologjisë pranë USHCM-së organizon një konferencë shkencore ndërkombëtare me rastin e 50-vjetorit të themelimit të tij. (Rektorati i Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi"-Shkup / 9.30)

Shkup - Fondacioni "Metamorfozis", së bashku me "Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa", do të promovojë "Raportin në hije mbi lirinë e medias në Maqedoninë e Veriut". (Europe House / 10:00)

Shkup - Me promovimin e fushatës "Nuk pajtohem me martesën e detyruar", do të hapet konferenca rajonale dy-ditore mbi parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore me fokus në martesën e detyruar, në kuadër të projektit të zbatuar nga Porta e hapur/La Strada Maqedonia e Veriut. (h. "Aleksandar Palas" / 17:00)

Shkup - Komuna e Karposhit do të hapë zyrtarisht ndërtesën e re administrative. (Rruga Nikolla Rusinski në lagjen Karposh 3, pranë postës / ora 19:00)

__________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

QËNDRONI TË LIDHUR