• e premte, 02 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Paralajmërime

24 prill 2025

Shkup - Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 45-të. (Salla "Maqedonia"/11:00)

Shkup - Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, do të zhvillojë takim joformal me përfaqësuesit e mediave, në të cilin do të diskutohet për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Parlamentit. (Salla e Komisionit Kushtetues/10:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, për thirrjen e dytë publike për mbështetje të projekteve të infrastrukturës komunale. (Qendra mediale e Qeverisë/11:00)

Shkup - Panel diskutim me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në Bashkimin Evropian, me një fjalim hyrës nga Ben NUPNAU, ushtrues detyre ambasador në Delegacionin e Bashkimit Evropian. (Jurop Haus -Shkup/12:00, deklarata për shtyp/11:45, mbërritja e mediave/11:30)

Shkup - Komuniteti hebraik në Republikën e Maqedonisë dhe Fondi i Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia do ta shënojnë Jom Hashoah - Ditën Kombëtare Përkujtimore të Holokaustit dhe heroizmit në Shtetin e Izraelit. (Qendra Memoriale e Holokaustit e Hebrenjve të Maqedonisë, në ish-lagjen hebraike/12:00)

Shkup - Konferencë ndërkombëtare "Rëndësia e gjeografisë në Formësimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare" organizuar nga Klubi diplomatik - Shkup dhe Kolegji Universitar Amerikan i Shkupit (UACS), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Klubi i Deputetëve, salla e madhe/10:30)

Shkup - Ambasada e parë e fëmijëve në botë MEGJASI do të mbajë konferencë në të cilën do të prezantojë gjetjet e punës së AloBushavko - linjës telefonike për fëmijë dhe të rinj në Ambasadën e parë të fëmijëve në botë - Megjasi për vitin 2024. (Qendra për ndërmarrje sociale/10:00, drejtpërdrejt përmes faqes në Fejsbuk të Ambasadës së parë të fëmijëve - MEGJASHI)

Shkup - Në kuadër të projektit "Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun e vetëm dixhital të BE-së", Fondacioni Metamorfozis organizon trajnim për organizatat e shoqërisë civile dhe median me temën "Implikimet nga Ligji për shërbime digjitale të BE-së të organizatave të Shoqërisë civile dhe gazetarëve investigativë në Maqedoninë e Veriut". (Metamorfoza, rr. Franklin Ruzvelt 19, kati i 2-të 0 në ndërtesën Setek/10:00)

Shkup - Punëtori edukative nga "Makpetrol" kundër dhunës së bashkëmoshatarëve për prindërit nga Ilindeni dhe Petroveci. (Shkolla fillore “Goce Dellçev” në Ilinden/18:00)

Manastir - Ditë e hapur e UKLO-Manastir

- Orë mësimore historie për Shoqërinë shkencore maqedonase-Manastir (Rektorati/10:00)

- Promovimi i soktorëve të shkencave (Rektorati/11:00)

- Zonë mobile bashkëpunuese në Shirok Sokak (Kinema Manaki/13:00)

Shkup - Donacion i bastoreve Sport Life për rinovimin e Klinikës Universitare për Sëmundje Kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit". (ISHP Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjikale "Shën Naumi i Ohit", salla e mbledhjeve/11:00)

Shkup - Ekspozitë e pikturave "Mjellma e zezë, simbol i madhështisë" të Enesa Memetit. (Qendra Kulturore dhe Informative – Shkup, Salon Imperial 2/19:30)

Shkup - Edicioni i pestë i Festivalit të Poezisë në Shkup.

- Mbi qiell, nën tokë: performancë/ritual/poezi/muzikë. (Kinema Frosina/18:30)

- Aroma e fjalëve, hapja e një ekspozite me parfume të disenjuara nga Nihat Ozdal, Turqi. (Galeria QKM/19:30)

-Nga ritmi te algoritmi: hapja zyrtare e SPF-së së 5-të (Kinema Frosina/20:00)

- Poetronika (Kinemaja Frosina/21:30)

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

QËNDRONI TË LIDHUR