• e enjte, 04 dhjetor 2025

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

 2 gusht 2025 

Krushevë - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e shënimit të festës 2 Gushti – Dita e Republikës do të vendosë lule te varri i Nikolla Karevit ("Makedonium"/ 9:30) dhe te monumenti i heronjve në lokalitetin "Sliva" (10:00), do të marrë pjesë në një shërbesë përkujtimore në kishën "Shën Nikolla" (10:30) dhe do të mbajë një fjalim në kremtimin qendror në "Meçkin Kamen". (12:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të vendosë lule te monumenti i Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev (10:00), te monumenti i KAÇKM-së (Parku "Gruaja Luftëtare"/10:20) dhe te monumenti i kryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov - Çento. (Sheshi "Maqedonia"/10:40, është planifikuar deklaratë për media e kryeministrit Mickoski)

Kumanovë - Nënkryetarja e Kuvendit Vesna Bendevska dhe një delegacion parlamentar i përbërë nga: Brane Petrushevski, Nikola Konjanovski, Daniela Nikolova dhe Daniel Stojçevski do të marrin pjesë në shënimin e 81-vjetorit të Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së në Qendrën Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelincë. (intonimi i himnit/11:00, vendosja e luleve/11:05, deklaratë për mediat nga nënkryetarja e Kuvendit Bendevska/11:40)

Prohor Pçinski - Një delegacion shtetëror i udhëhequr nga nënkryetarja e Parlamentit Vesna Bendevska do ta shënojë 2 Gushtin - Ilindenin në manastirin "Shën Prohor Pçinski". (Pritje dhe vendosje lulesh/12:15, vizitë në kishën dhe manastirin "Shën Prohor Pçinski"/12:30)

Shkup - Një delegacion parlamentar i udhëhequr nga nënkryetari Antonio Milloshoski, në përbërje të të cilit janë: Beti Stamenkoska-Trajkoska, Sllavjanka Petrovska, Boban Karapejovski dhe Malisha Stankoviq, do të vendosin lule në monumentin e Nikolla Karevit para Kuvendit (10:00), në Monumentin e KAÇKM-së në Parkun "Gruaja Luftëtare" (10:20) dhe në Monumentin e Metodija Andonov-Çento. (Sheshi Maqedonia/ 10:40)

Krushevë - Një delegacion parlamentar i përbërë nga: Biljana Kuzmanoska dhe Mitko Trajçuleski do të vendosë lule te varri i Nikolla Karevit (Makedonium/9:30) dhe te Monumentin "Heronjve të Slivës" (10:00), do të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor në kishën "Shën Nikolla"(10:30) dhe në manifestimin qendror "Meçkin Kamen".(12:00)

Strugë - Delegacioni i partisë i udhëhequr nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në përbërje të të cilit janë: kryetari i KK të Strugës së VMRO-DPMNE-së dhe zëvendësministri i Drejtësisë Alen Dereban dhe deputeti Jovan Jauleski, do të vendosin lule në Morunishtë.

Krushevë - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, nënkryetarja e LSDM-së Kristina Kostova dhe deputetja e LSDM-së Bisera Kostadinovska Stojçevska do të marrin pjesë në shënimin e festës së 2 gushtit - Ditës së Republikës - Ilindenit. (Në qendër të Krushevës, pranë tempullit "Shën Nikolla" /9:00, deklaratë për media nga Venko Filipçe)

-Delegacioni i udhëhequr nga kryetari i LSDM-së Venko Filipçe do të vendosë lule te varri i Nikolla Karevit në Krushevë (9:30), te Memoriali i Heronjve në lokalitetin "Sliva" (10:00), do të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor për heronjtë e rënë (Kisha e Shën Nikollës/10:30) dhe do të vendosë lule te Meçkin Kamen. (12:00)

Shkup - Një delegacion partiak nga VMRO-DPMNE i udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgievski dhe në përbërje: Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit Aleksandar Stojkovski dhe deputetja Katerina Dimitrovska do të vendosin lule para monumentit të presidentit të Republikës së Krushevës Nikola Karev (10:00), para monumentit të KAÇKM-së (Parku " Gruaja luftëtare" /10:20) dhe para monumentit të kryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së Metodija Andonov-Çento. (Sheshi "Maqedonia" /10:40)

Shkup - Një delegacion i udhëhequr nga nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova, së bashku me Maja Mojsova Mijovska dhe Olivera Livriniç do të vendosin lule para monumentit të Nikolla Karevit (para Parlamentit të Maqedonisë së Veriut/10:00), para monumentit të KAÇKM-së (Parku "Gruaja Luftëtare"/10:20) dhe para monumentit të Metodija Andonov - Çento. (Sheshi"Maqedonia"/10:40)

Krushevë - Një delegacion partiak nga VMRO-DPMNE i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski, në përbërje të të cilit janë: kryetari i Unionit të Forcave të Reja Sergej Popov, kryetarja e Unionit të Grave Zhaklina Peshevska, anëtari i KE Risto Simeonov dhe anëtarja e KE Olga Lozanovska do të vendosin lule në monumentin e heronjve të lokalitetit "Sliva" (10:00) dhe në Meçkin Kamen. (12:00)

Pelincë - Një delegacion partiak nga VMRO-DPMNE i udhëhequr nga deputeti Brane Petrushevski, dhe i përbërë nga: deputeti dhe anëtari i KE-së Mile Lefkov dhe drejtori i Konviktit Shtetëror të Studentëve në Shkup Aleksandar Karovski, do të vendosin lule në Pelincë. (11:00)

Pelincë - Delegacioni i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Aleksandar Sasha Dimitrijeviç, së bashku me sekretarin organizativ Martin Kostovski dhe kryetarin e Komunës së Kriva Pallankës Sashko Mitovski do të vendosin lule para Qendrës Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelincë. (11:00)

Tetovë – Konferencë për media e Aleancës për Shqiptarët. (Selia qendrore në Tetovë/11:00)

__________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

QËNDRONI TË LIDHUR