• e premte, 20 dhjetor 2024
MIA Paralajmërime

20 dhjetor 2024

Shkup - Ardian Demiri, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëjë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. (Salla e Ohrit/10:00)

Shkup - Danka Ristova dhe Ariton Ala, anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. (Salla e Ohrit/10:30)

Shkup - Klubi për çështje dhe politika rinore i Kuvendit organizon pritje "Reflektim për vitin 2024 dhe diskutim për prioritetet rinore në vitin 2025". (Sallon i vogël solemn/11:00)

Shkup - Vizita e Mahmut Çevik, zëvendëskryetar i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA, përgjegjës për Departamentin për Ballkan dhe Evropën Lindore. (Salla e Strugës)

- Takim me deputetin Sali Murati. (14:30)

- Takim me deputetin Bejxhan Iljas. (15:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport. (Salla 6/ 13:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar juridiko-ligjdhënës. (Salla 6/14:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve me rastin e Ditës së mësimit në gjuhën turke, ndërsa nxënësit e shkollës fillore "Strasho Pinxhur" nga Karbinci, së bashku me shkollat ​​rajonale nga fshatrat Përnalia dhe Radanje. (në objektin e Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve, rr. Filip Vtori Makedonski 11/14:00, kryeministri Mickoski para fillimit të manifestimit do të deklarohet për media)

Gostivar – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, do të vizitojë kompaninë Rusino në Gostivar, ku do të takohet me menaxhmentin e kompanisë dhe së bashku do të vizitojnë deponinë e Rusinos. (11:00, pas vizitës do të vijojnë deklarata për shtyp)

Shkup - Ministria e Drejtësisë organizon ngjarje për nevojën e ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për adresimin e rekomandimeve të Misionit vlerësues për Këshillin Gjyqësor. (Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë, në sallën e ceremonive/ 0:30 - 14:00)

Shkup - Ministria e Transformimit Digjital organizon promovim solemn të Portalit të ridizajnuar kombëtar - Uslugi.gov.mk. (Filarmonia e Maqedonisë, salla e vogël/ 11:00, pas ngjarjes do të vijojnë deklaratat për media të ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, si dhe folësve të tjerë në ngjarje)

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, do të vizitojnë disa nga tregjet që janë përfshirë në fushatën "Shporta e Vitit të Ri". (Supermarketi "Ramstor" në QT "Ramstor"/11:00 dhe Kam market Qendër. (rr. Kirill i Metodij 3, ngjitur me "Dajmond Moll"/11:30, pas së cilës do të ketë deklarata për media)

Shkup - Konferencë për shtyp e ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe zëvendësministrit Gjoko Velkovski, në të cilën do të prezantohet Buxheti për vitin 2025. (në Qendrën për Media të Qeverisë së RMV/10:30)

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, do ta hapë manifestimin me rastin e shënimit solemn - 70 vjetorin e ekzistencës së Klinikës Universitare për Urologji. (në ambientet e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë/13:00)

Prilep - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Tripunovski, do të vizitojë pikën e blerjes së duhanit - Alians 1/ Prilep 1. (12:00, pas vizitës në qendrën blerëse është planifikuar deklaratë për media)

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

QËNDRONI TË LIDHUR