• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

28 tetor 2024 

Shkup – Shënimi i muajit për ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit, ngjarje në organizim të Komisionit kuvendor të shëndetësisë. (Salla “Boris Trajkovski”/12:15)

Shkup – Në kuadër të fushatës “Të gjithë bashkë për administratë publike profesionale dhe cilësore”, diskutimi i fundit publik për propozim-ligjet, i organizuar nga Ministria e Administratës Publike me Komisionin amë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, nën patronazhin e Institutit Demokratik Kombëtar. (Salla “Boris Trajkovski”/10:00, deklaratë e ministrit në orën 11:00)

Gostivar – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski bashkë me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski do të kryejnë mbikëqyrje në punën e segmentit të autostradës Gostivar – Bukojçan. (në drejtim nga Gostivari drejt Kërçovës menjëherë pas urës mbi lumin Vardar në Gostivar në afërsi të fshatit Vrutok/11:00, është paraparë deklaratë për media e kryeministrit Mickoski.

Shkup – Platforma: 100% të përkushtuar për ty – “Masa dhe politika për zhvillim të arsimit, kulturës dhe turizmit dhe sportit”, ku do të marrin pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, ministri i Sportit, Borko Ristevski, u.d. drejtori i Operës dhe Baletit Kombëtar, Oliver Arsovski, anëtari i Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore, Dragi Mitrevski dhe prodekanja e Fakultetit të Kulturës Fizike, Andrijana Zafirovska. (Salla solemne e Qeverisë/10:00)

Shkup – Hapja e Panairit tradicional për studime në Francë në të cilin do të flasin ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ambasadori francez Kristof Le Rigoler, drejtori i BKU “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, Jovica Nikçevski dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet – “Erasmus+”, Marko Gjorgjievski. (BKU “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup/11:00 - 16:00, hapja zyrtare me fjalime në orën 12:00)

Shkup – Rrjeti i edukimit mediatik e hap edicionin e gjashtë të Ditëve të edukimit mediatik (2024). (Muzeu i Luftës Maqedonase për Pavarësi/9:00)

Shkup – Seminar për mbrojtjen e të drejtave autoriale në kuadër të ofertës së pasur kulturore në Qytetin e Shkupit si Kryeqytet evropian i kulturës 2028 dhe në kuadër të projektit „CreArt“. (Galeria “Ko-Ra”- salloni i madh/9:30)

Shkup – Ekspozitë retrospektive e Ibrahim Bedit. (“Çifte Hamami”/20:00)

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

QËNDRONI TË LIDHUR