• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

9 korrik 2025 

Shkup – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 59-të. (Salla “Maqedonia”/11:00)

Shkup – Mbledhje e Komisionit kuvendor për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave. (Salla 6/10:30)

Shkup – Mbledhje e Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet. (Salla “Boris Trajkovski/11:00)

Shkup – Shënimi i 11 Korrikut – Ditës Ndërkombëtare në Kujtim të Gjenocidit në Srebrenicë. (Salla “Boris Trajkovski”/10:00)

-fjalim i Afrim Gashit, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

-fjalim i deputetit Amar Mecinoviq. 

-fjalim i përfaqësueses së trupit koordinues për shënimin e 30-vjetorit të Srebrenicës, Selma Rizvanoviq Mandal. 

-fjalim i përfaqësuesit të Lidhjes Kombëtare Boshnjake, Xhevad Hot. 

-fjalim i Muamer Xhananoviq, drejtor i Institutit për Hulumtimin e Krimit Sarajevë. 

Negotinë - Kryeministri, Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalime në ceremoninë për fillimin e ndërtimit të ndërlidhësit të transmetimit të gazit natyror midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. (Në autostradën nga Negotina në Demir Kapi, pika e takimit është stacioni i benzinës Detoil, nga ku zyrtarët do t'ju drejtojnë drejt vendndodhjes, https://maps.app.goo.gl/Puv8pJi3pVT6ci2d7,/11:00, mbërritja e mediave/10:45)

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, do të jetë nikoqir i Sulltan Bin Saad al – Muraiki, ministër shtetëror i Punëve të Jashtme të Shtetit Katar. (mundësi për inserte dhe fotografi, deklarata për mediat nuk janë paraparë)

-mbërritja dhe pritja para MPJTJ (11:35)

-takim tet-a-tet i ministrave. (11:40)

-takim dypalësh i dy delegacioneve (12:00)

Shkup – Mbledhje e Gjykatës Kushtetuese 

Tetovë – Seancë e 53-të e Këshillit të Komunës së Tetovës. (11:00)

___________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

 

QËNDRONI TË LIDHUR