• e shtunë, 14 dhjetor 2024

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

10 dhjetor 2024

Shkup – Brifing për gatishmëri ushtarake të Armatës para presidentes dhe komandantes supreme të Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska Davkova. (Shtëpia e Armatës/10:00, mbërritja e mediave më së voni deri në orën 9:45)

Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të presë një delegacion nga Bundestagu gjerman. (Kabineti i vjetër/14:15)

-Delegacioni nga Bundestagu gjerman në takim me Grupin parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë. (Salla e Komisionit Kushtetues/14:45)

Shkup – Seancë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Salla “Maqedonia”/11:00)

Shkup – Seancë e Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet. (Salla 4/10:00)

Shkup – Seancë e Komisionit kuvendor për Kulturë dhe Turizëm. (Salla 6/ 11:00)

Shkup – Seancë e Komisionit Ligjvënës – Juridik. (Salla 4/12:00)

Shkup – Konferencë “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe vajzave, me fokus në dhunën kibernetike. Transmetimi i rekomandimeve nga Kuvendi i kaluar në atë aktual”. (Kuvendi i RMV-së, salla “Boris Trajkovski”/12:00)

Shkup – Vizitë e Komisionit për Siguri Kombëtare të Parlamentit të Shqipërisë. (Kuvendi i RMV-së, salla e Komisionit Kushtetues)

-Takim dypalësh me Komisionin për Mbikëqyrje mbi punën e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe të Agjencisë së Zbulimit. (10:15) 

-Takim dypalësh me Komisionin për Mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve. (11:15)

Shkup – Ndarja e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2024 – njohja më e lartë për realizime shumëvjeçare në promovimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut. (Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut/10:00)

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski do të nënshkruajë marrëveshje për investim me “DM Bau Ag”. (Qeveria, salla solemne/11:00) Konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes. (Qendra e mediave në Qeveri).

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski do të marrë pjesë në konferencën vjetore për vetëqeverisje lokale dhe decentralizim në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të titulluar “Drejt vetëqeverisjes së qëndrueshme lokale: sfida, mundësi dhe strategji për të ardhmen” (h.”Aleksandar Pallas”/10:00)

Shkup – Avokati i Popullit Naser Ziberi në konferencë për media do t’i prezantojë të dhënat për respektimin e parimit të mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat për vitin 2023. (zyra e Avokatit të Popullit, salla e mbledhjeve kati 3/11:00)

Shkup - Koalicioni VLEN do të mbaj konferencë për shtyp. (Në hapësirat e Alternativës,Q.T. Mavrovasja- Shkup/10:00)

Shkup – Në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Jurop haus, në partneritet me Kombet e Bashkuara dhe Ministrinë e Arsimit, ndërsa në bashkëpunim me shoqatën gejming Galaktik Omnivor dhe Shoqatën e Juristëve të Rinj të Maqedonisë do të promovohet loja onllajns “Navigator” – platformë interaktive dhe edukative, qëllimi i të cilës është që t’i edukojë të rinjtë dhe publikun për të drejtat e njeriut. (“Dhoma publike”/11:00)

Shkup – Agjencia për Zbatimin e të Drejtave të Bashkësive me rastin e 10 Dhjetorit – Ditës së të Drejtave të Njeriut organizon manifestim me titull “Dallimet na bashkojnë”. (Salla 19,19 në kuadër të Qendrës Informative Kulturore në Shkup/19:00)

Shkup – Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut do ta shënojë jubileun e tij të 30-të, në mënyrë simbolike në Ditën e Nënshkrimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut – 10 Dhjetori. (Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”/13:00)

Shkup – Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë do ta promovojë Rrjetin e Grave në Media. (Kafeneja “Laboratorium”/10:00)

Shkup – SHMMQSH “Dr. Pançe Karaxhozov” do të marrë donacion printer 3D për drejtimin teknik dhëmbi nga gjimnazi „Curt Nicolin“ nga Finspongu, Suedi. (Biblioteka e SHMMQSH “Dr. Pançe Karaxhozov”/11:30)

____________________________________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara*** 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR