1 korrik 2025
Shkup - Seancë e Komisionit Kuvendor Juridik - Ligjvënës. (Kuvendi, salla 4/10:00)
Shkup - Komisioni Kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive do të mbajë seancën e 35-të dhe 36-të. (Salla "Boris Trajkovski"/12:00/12:30)
Shkup - Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes. (h.Hilton)
- Mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve nga Ballkani Perëndimor. (9:30)
- Fjalime hyrëse të kryetarit të Qeverisë Hristijan Mickoski dhe komisares për zgjerim, Marta Kos në fillim të panelit të parë kushtuar Planit të rritjes në Ballkanin Perëndimor. (10:00)
- Konferenca për mediat e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe komisares për zgjerim, Marta Kos. (12:15)
- Fillimi i panelit të dytë kushtuar mekanizmave konkrete dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes. (13:00)
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme i Lituanisë, Vlladisllav Kondratoviç për vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë së cilës, së bashku me nikoqirin e tij, ministrin Pançe Toshkovski, do të nënshkruajnë një Marrëveshje për riatdhesim, ku më pas do të mbajnë konferencë për mediat (para ndërtesës 1 të MPB-së/10:30, arritja e mediave/10:15)
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska do të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve për nxënësit nga Maqedonia që fituan vendin e dytë në Konkursin Evropian të Parave 2025. (Asociacioni Bankar i Maqedonisë/11:00)
Shkup - Promovim i botimit „Udhëzues për verifikim: Udhëheqësi ultimativ për verifikimin e përmbajtjeve digjitale në raportimin për situatat e krizës" dhe panel-diskutim në temën "Gazetaria investigative në epokën e kaosit informativ“ nën organizim të Qendrës për zhvillimin e mediave. (h."Holidej In", salla "Skala"/11:00)
_______________________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*