• e mërkurë, 03 korrik 2024
MIA Paralajmërime - MKD

24 tetor 2023

Pragë - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Samitin e dytë parlamentar të Platformës ndërkombëtare të Krimesë.

Shkup - Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të mbajë dy seanca. (Salla5/10:30 dhe 12:30)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme. (Salla 6/11:00)

Shkup - Kryesuesi me OSBE-në dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do ta hapë Konferencën vjetore për sigurinë kibernetike/TIK që në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në mbahet në Shkup.

Shkup - Konferencë për mediat e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me temë: "Kompanitë financiare në fushatën për edukim financiar për mbrojtjen e të dhënave personale". (Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, salla 1 kati i pestë/11:00)

Shkup - Ditët e shkrim-leximit mediatik:

- Ceremonia e hapjes së Ditëve të shkrim-leximit mediatik (Raguza 360, Shkup / ora 10:00)

- Panel "Ndërtimi i përgjegjësisë sociale ndaj efekteve të dëmshme të dezinformatave" (Raguza 360, Shkup/10:30)

- Panel “Gjithmonë i lidhur: Ndikimi i botës digjitale te fëmijët dhe të rinjtë” (Raguza 360, Shkup/11:45)

- Punëtori "Përmes digjitalizimit - sfida të reja për edukimin mediatik" (Raguza 360, Shkup/13:00)

Shkup - Konferencë vjetore e KB-së për 2023 "Liri, barazi dhe drejtësi për të gjithë". (h. "Aleksandar Pallas" / 10:00, deklarata për mediat 12:30)

- Pritje me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara. (Hotel “Aleksandër Pallas”/ ora 13:00)

Shkup- Konferencë shkencore ndërkombëtare: “Fenomeni i migrimit në rajonin e Ballkanit”. (Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve/10.00)

- Ekspozitë e vizatimeve më të mira të marra në Konkursin e KB-së për fëmijë dhe të rinj me temën e të drejtave të njeriut. (Muzeu i Artit Bashkëkohor/17:00)

Shkup - Shoqata për burime të ripërtëritshme të energjisë (MARES) do të mbajë brifing për konferencën e ardhshme inauguruese "Për një të ardhme të gjelbër - udhëzime për kalimin në burime të ripërtëritshme të energjisë". (Hapësirat e MARE-s, rr "Mitropolit Teodosij Gologanov" 07/12:00)

Shkup - Eurothink - Qendra për Strategji Evropiane do të prezantojë rezultatet e anketës së realizuar EUROMETAR 2023. ("Holidej In /11:00)

Shkup - Prezantimi i udhërrëfyesit "Maqedonia e Veriut: natyra, alpinizmi dhe kultura" nga autori Alesio Likuori në kuadër të Javës së gjuhës italiane në botë. (Europe House/ ora 17:00)

 ______________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR