• e diel, 07 dhjetor 2025

MIA Paralajmërime MKD

MIA Paralajmërime MKD

2 korrik 2025

Shkup - Seancë e Komisionit Kuvendor për Kulturë dhe Turizëm. (Salla 6/ 11:00)

Shkup - Seancë e Komisionit Kuvendor për Financim dhe Buxhet. (Salla "Boris Trajkovski" /11:30)

 Shkup - Seancë e Komisionit Juridik - Ligjvënës (Salla 4/ 11:30)

 Shkup - Vizitë e përfaqësuesve të Organizatës Ndërkombëtare - Komuniteti i Transportit. (Salla e Komisionit Kushtetues/ 11:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në hapjen solemne të kapacitetit të ri prodhues të kompanisë "Replek". (Fabrika e "Replek", rr. "Kozle" nr. 188/ 11:00)

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtarë të Italisë, Marija Tripodi do të mbajnë fjalime në Forumin e Biznesit mes përfaqësuesve të komunitetit të biznesit të Maqedonisë dhe atij italian. (h. "Aleksandar Pallas" /9:30)

-Takimi dypalësh mes ministrit Mucunski dhe zëvendësministres Tripodi. (10:15)

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu do të mbajë brifing me gazetarët. (Ministria e Shëndetësisë/ 9:00, pa praninë e kameramanëve dhe fotografëve)

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe zëvendësministri Gjoko Vellkovski do të mbajnë konferencë për media. (Qendra e mediave e Qeverisë/ 11:00)

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev do të mbajë konferencë për media. (Qendra e mediave e Qeverisë/ 12:00)

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov do ta vizitojë lokalitetin Tumba Maxhari, ku do të mbajë konferencë për mediat në të cilën do të marrë pjesë edhe drejtoresha e Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, Magdalena Manaskova dhe kryetari i Bordit Drejtues të EVN-së, Volfgang Maier. (10:00)

- Manaskova dhe Maier do të nënshkruajnë edhe Marrëveshjen për shfrytëzimin afatgjatë të një parcele në pronësi të EVN-së, që ndodhet brenda lokalitetit. (10:15) 

Shkup - Promovimi i "PRAKTIKUMIT për luftën parandaluese kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe administratë". (Salla e mesme e Organizimit pranë Kryqit të Kuq - "Dare Xhambaz"/ 12:00)

Shkup - Në kuadër të projektit PROSPER (Prototip për rezidenca të qëndrueshme në periferi) do të mbahet trajnim i titulluar "Rivitalizimi i komuniteteve: Fuqia e turizmit të qëndrueshëm dhe kulturës – trajnim, debat dhe përvojë VR". (Juroh haus/ 12:00)

_______________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

 

QËNDRONI TË LIDHUR