• e premte, 05 korrik 2024

MIA Paralajmërime MKD

MIA Paralajmërime MKD

19 shkurt 2024

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për çështje evropiane. (Kuvend, salla "Boris Trajkovski"/11:00)

Tetovë - Kryetari i Qeverisë Teknike, Talat Xhaferi, do të vizitojë Universitetin e Tetovës dhe Konviktin Studentor të Tetovës. (Deklaratë për media pas vizitës në Konviktin Studentor të Tetovës/10:30)

Shkup - Ceremoni solemne me rastin e Ditës së Departamentit për mbrojtjen e personave dhe objekteve të caktuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme. (Para objektit të Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të caktuara/12:00, përfaqësuesit e mediave të vijnë më së voni deri në 11:45)

Shkup - Konferencë për shtyp e Lidhjes Europiane për Ndryshim. (sheshi “Skenderbe” / 12:00)

Shkup - Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, do ta vizitojë ish objektin e ISH-së për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve dhe të rinjve Ranka Milanoviq. (Qendra e Kujdesit Ranka Milanoviq/11:00)

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami do të jetë prezent në fillimin e punimeve në bul. "Bllagoja Toska" prej tek rrethrrotullimi te kazerma ushtarake deri tek rruga regjionale Tetovë-Jazhincë, ose rruga Dëshmorët e Kombit ( deklarata për media pranë rrethrrotullimit të përmendur 14:00).

Shkup - Trajnim "Mision për ndihmë teknike të qëndrueshme (STM) për murtajën afrikane të derrave në Maqedoninë e Veriut" organizuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) me mbështetjen e Komisionit Evropian, Drejtoria për Shëndet dhe Siguri të ushqimit. (h. “Karposh”, deklarata për media të drejtorit të AUV-së, Nikolçe Babovski/10:40)

Shkup - Javë ndërkombëtare në Fakultetin Filozofik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” (Fakulteti Filozofik, amfiteatri nr. 3/10:00)

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, do të marrë pjesë në panel diskutim me studentë me temë "Në një karrige studenti: Perspektiva për politika, përparim dhe ndryshim". (Dhoma publike/11:00, deklarata për media/12:00)

Shkup - Përfaqësuesit e CIVIL-it do të lexojnë një letër proteste në gjuhë maqedone, shqipe dhe angleze para Ambasadës ruse me rastin e vdekjes së Aleksej Navallni. (12:00)

Shkup - Deklaratë për media e Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së. (Para MPB/10:30)

___________________________________________________________

***MIA i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

 

QËNDRONI TË LIDHUR