• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Paralajmërime MKD

MIA Paralajmërime MKD

22 shtator 2025

Nju Jork - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të fillojë vizitën e saj të punës në SHBA duke iu drejtuar takimit të nivelit të lartë me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së katërt botërore për gratë e cila mbahet në kuadër të Sesionit të 80-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

Shkup - Takim pune i kryeministrit Hristijan Mickoski me Mohamed Ali Rashed Luta, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Odës ekonomike të Dubait. (Salla e qeverisë/10:00)

Shkup - Ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Konferencën e ritrajnimit të Degës evropiane së Asociacionit të Akademisë nacionale të Byrosë federale për hetime (FBI) e cila do të mbahet në Shkup nga 20 deri më 24 shtator. (Holidej in/9:00, mediat të mbërrijnë deri në orën 8:45)

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, së bashku me udhëheqjen e Odës ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO), do të vizitojnë Shkollën e mesme shtetërore për rehabilitim dhe arsim "Shën Naumi i Ohrit në Shkup, ku po përfundojnë aktivitetet për rindërtimin dhe adaptimin e ambienteve që do të përdoren nga nxënësit e shkollës fillore me qendrën për resurse "Idnina". (12:00)

Shkup – Ceremoni me rastin e 15 vjetorit të ekzistencës së Med-X Diagnostiks - një nga qendrat kryesore radiodiagnostike në vendin tonë. (Parku pranë Ragusa group/18:30; zona për media/19:00)

Shkup - Manifestim "Lëviz për shëndet" organizuar nga Qendra kulturore për fëmijë - Karposh. (Shatërvani Lotus/10:00)

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR