MIA Paralajmërime MKD
8 Mars 2023
Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 107-të. (Salla “Maqedonia”/ 11:00)
Shkup - Nënshkrim i marrëveshjes për korridoret 8 dhe 10 d ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, NP "Rrugët Shtetërore" dhe konsorciumit "Behtel dhe Enka", ku do të mbajnë fjalim kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, Drejtori i NP "Rrugët Shtetërore" Ejup Rustemi dhe Drejtori i Përgjithshëm i "Behtel", Mark Allison. (Qeveria e RMV-së, Salla Ceremoniale/12:00, mbërritja e mediave jo më vonë se ora 11:30, linku nga nënshkrimi https://www.youtube.com/live/w7C3qiIUUJE?feature=share)
- Konferencë për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes për korridoret 8 dhe 10 d (Qeveria e RMV-së, qendra për Media, video link https://www.youtube.com/live/WjCSMLCkycI?feature=share)
Shkup - Kryetari i Këshillit nacional parlamentar për Integrime Evropiane, Aleksandar Nikollovski do të takohet me Mikela Matuela, ushtruese e detyrës së drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian. (Zyra 161/12:00)
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, do të mbajë një brifing me përfaqësues të mediave. (Three kitchen & bar/ 11:00)
Veles - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski do ta vizitojë fabrikën e industrisë ushqimore "Kristal 1923". (në rrethin e fabrikës "Kristal 1923" është planifikuar deklaratë / 12:00)
Vrapçishtë - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov do të inspektojë projektin e ri ndërkufitar “Mburoja ndërkufitare kundër zjarrit”. (afër komunës Vrapçisht në fshatin Gradec, https://goo.gl/maps/GtofRSc4PXcgN8Lv8/ 11:00)
Shkup - Marsh për të drejtat e grave - "A do të mbijetojnë gratë këtu?" organizuar nga Platforma për Barazi Gjinore. (Sheshi "Filipi Dytë / 18:00)
Shtip - Me rastin e 8 Marsit - Ditës së Gruas, “Tekstilist i zëshëm” së bashku me Komunën e Shtipit po përgatisin një vepër arti për të nderuar nënat, bashkëshortet, motrat, hallat dhe të gjithë punëtorët e tekstilit. (Parku “Brioni”/ 11:00)
____________________________________________________________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*