• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/17 shkurt 2023

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Nëse çmimi i rrymës së importuar është më i ulët se ai i prodhuar në TeC “Negotinë”, atëherë do të merret vendim që ky termocentral ta ndërpresë punën, siguron ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Nëse EMV na jep të dhëna se çmimi i prodhimit të TEC “Negotino” është më i lartë se çmimi i importuar i energjisë elektrike, drejtimi i Qeverisë do të jetë që TEC “Negotino” të mos funksionojë dhe të importohet energjia elektrikee cila do të jetë më e lirë, tha Bekteshi, pas takimit të sotëm me ekipin e Asociacionit të Energjisë së Maqedonisë.

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot e priti të riun nga Gostivari Andi Ismaili, kampion i shumëfishtë botëror në kërcim modern. Ismailii i premtoi ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri se në të ardhmen do të fitojë edhe shumë tituj të tjerë. Në takimin e sotëm ai kujtoi disa nga momentet më interesante nga garat botërore, ku tanimë prej disa vitesh po dëshmon se është një talent i jashtëzakonshëm", njoftoi MASH.

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Lubjanë realizoi takim me kryetaren Sandra Gazinkovski dhe anëtarët e Grupit të Miqësisë në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, informojnë nga Kuvendi.

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Jemi të kënaqur me grupin punues për ndryshimin e ligjeve për blerje më të lehtë të ilaçeve, deklaroi për MIA-n, kryetari i Shoqatës për fibrozë cistike, Fiki Gaspar, pas takimit të sotëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA)- Avokati i Popullit shpreh mbështetje për protestën e punonjësve mediatik, gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve, pasi, siç thuhet, "informacioni i saktë dhe në kohë nuk ka alternativë".

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Në periudhën e ardhshme do të formohet një grup pune i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Asociacionit të Energjisë së Maqedonisë (AEM), Komisionit Rregullativ për Energji (KRE) dhe institucioneve përkatëse në fushën e energjetikës, i cili do të punojë në krijimin e legjislacionit të ri që do të hapë mundësinë e ruajtjes së energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas takimit të sotëm me kryetarin e AEM, Koço Angjushev dhe kryetarin e KRRE-së, Marko Bislimoski. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga MEPSO dhe EVN.

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Edhe pse sipas statistikave të qendrave për punë sociale, numri i viktimave të dhunës në familje vitin e kaluar është ulur për 4,3 për qind në krahasim me vitin 2021, nga fillimi i këtij viti 2023, u shtuan titujt në media për gra të sulmuara, të përdhunuara, të rrahura dhe madje edhe të vrara. Sipas Docent Doktor Mirjana Jovanovska Stojanovska, kryetare e Odës së Psikologëve, dhuna ndaj gruas ka qenë gjithmonë e pranishme, vetëm se sot është më e lehtë të merret informacion për veprat e kryera, ndërsa viktimat raportojnë më shpesh. Megjithatë, thotë ajo, ajo që ne ende dëgjojmë është vetëm maja e një ajsbergu të madh të përbërë nga dhuna, dhimbje, lëndime, trauma për të cilat askush nuk do të dijë përveç atyre që janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në të.

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut së shpejti do të vendosë për çështjen e zbatimit të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Në disa vende të shtetit të dielën temperatura ditore do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të hënën do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave me reshje të dobëta shiu lokal dhe erë mesatare deri të fortë nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa nga e marta do të vijojë sërish mot stabil dhe më i ngrohtë.

Kiev, 17 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski sot ju bëri thirrje aleatëve që ta "përshpejtojnë" mbështetjen për vendin e tij, i cili ishte sulmuar nga Rusia para gati një viti, dhe theksoi se "nuk ka alternativë për fitoren e Ukrainës". 

Paris, 17 shkurt 2023 (MIA) - Gjykata Penale e Parisit sot ka shpallur fajtorë tre anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë "Le Barzholl" për komplot për të kryer një akt terrorist kundër presidentit francez Emanuel Makron në vitin 2018.

Tiranë, 17 shkurt 2023 (MIA)- Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është ende pa kryetar, pasi sot dështoi raundi i dytë i votimit. Kjo për shkak se tre kandidatët Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj kanë marrë numër të barabartë votash, ose nga tre nga gjithsej nëntë anëtarë sa numëron gjykata.

Munih, 17 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron sot ju bëri thirrje aleatëve që ta rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën që t'i ndihmojnë vendit ta zbatojë kundërofensivën e nevojshme kundër Rusisë.

Sofje, 17 shkurt 2023 (MIA) - Tetëmbëdhjetë emigrantë janë gjetur të vdekur sot në një kamion në Bullgari, kumtoi Ministria bullgare e Punëve të Brendshme. “Sipas informacioneve fillestare, automjeti transportonte ilegalisht rreth dyzet emigrantë”, kumtoi Ministria. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por është përjashtuar mundësia për një aksident trafiku. Sipas mediave të Sofjes, një person është arrestuar, ndërsa dy persona të tjerë janë në kërkim.

QËNDRONI TË LIDHUR