09:00 / 6 mars / 2026
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski dhe ministrat e Financave dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Gordana Dimitrievska Koçoska dhe Cvetan Tripunovski, do të marrin pjesë në panel diskutimin me temë "Rritje e ekonomisë - siguria ekonomike e qytetarëve", të cilin do ta moderojë zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. Panel diskutimi do të mbahet në Media qendrën e Qeverisë, ndërsa do të emetohet edhe në kanalin zyrtar "Jutjub" të Qeverisë.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet punëtoria "Parlamenti i të rinjve frankofonë" në hapjen e së cilës do të mbajnë fjalime kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ambasadori francez Kristof Le Rigoler, ambasadori zviceran Kristof Zomer dhe Ivanka Vasilevska, kryetare e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. Pas kësaj do të vijë seanca e Parlamentit të rinj frankofon - një simulim edukativ "Unë kam një qëndrim!" në drejtimin e Sonja Stamenkovskës nga Instituti parlamentar dhe do të ndahen certifikata për pjesëmarrje në ngjarje.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë kryesisht të thata. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në Pehçevë, Berovë, Smojmirovë dhe Katllanovë. Në orën 00:10, trafiku i mallrave është ndërpre në anën bullgare të Vendkalimit kufitar Deve Bair për shkak të problemeve teknike me sistemin. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 6, ndërsa ajo maksimale nga 13 deri 19 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë. Pas kësaj do të vijë seanca e Parlamentit të rinj frankofon - një simulim edukativ "Unë kam një qëndrim!" në drejtimin e Sonja Stamenkovskës nga Instituti parlamentar dhe do të ndahen certifikata për pjesëmarrje në ngjarje.
Bejrut - Armata izraelite mbrëmë nisi një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit, duke synuar atë që e quajti infrastrukturën e lëvizjes militante libaneze Hezbollah, e mbështetur nga Irani. Objektivi i sulmeve është lagjja Dahija, një lagje komerciale dhe e banueshme me popullsi të dendur në periferitë jugore të Bejrutit, publikoi Gardijan. Forcat mbrojtëse Izraelite një ditë më herët kishin urdhëruar një evakuim emergjent të banorëve të periferive jugore të Bejrutit, ku jetojnë rreth 500.000 njerëz, të cilët po përpiqeshin të shpëtonin në karvanë të mëdhenj automjetesh të cilët mezi lëviznin për shkak të turmave.
Tel Aviv - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) herët në mëngjes njoftuan se kanë filluar me sulme të reja ndaj infrastrukturës në Iran. "IDF filloi valë të re të sulmeve ndaj infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në Teheran", kumtoi ushtria në "Telegram". Izraeli, i cili e sulmon Iranin nga dita e shtunë, kumtoi se po kalon në fazën e ardhshme të konfliktit të armatosur. "Në këtë fazë, në mënyrë shtesë do ta çmontojmë regjimin dhe kapacitetet e tij ushtarake", tha shefi i Shtatëmadhorisë, Ejal Zamir.
Uashington – Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset në konferencën e djeshme për media deklaroi se SHBA-ja ka përparësi të qartë ushtarake në luftën kundër Iranit dhe janë të gatshëm për fushatë të vazhduar. “Nuk kemi mungesë municioni. Rezervat tona të armëve në mbrojtje dhe ofensivë na mundësojnë ta ruajmë këtë fushatë aq sa është e nevojshme”, theksoi Hegset. Sipas tij konflikti me Iranin është në fazën fillestare. “Sapo kemi filluar luftë dhe me vendosmëri do të luftojmë”, theksoi Hegseti.
Uashington –SHBA dhe Venezuela kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore, informoi mbrëmë Departamenti i shtetit. "Ky hap do të lehtësojë përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar stabilitetin, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të çuar përpara pajtimin politik në Venezuelë. Angazhimi ynë është i përqendruar në ndihmën e popullit venezuelas për të ecur përpara përmes një procesi me faza që krijon kushtet për një tranzicion paqësor drejt një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike", theksohet në kumtesën e Departamentit të shtetit.
Uashington - Mbrojtja ajrore dhe kapacitetet raketore të Iranit janë shkatërruar tërësisht ose në masë të madhe, deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donald Tramp, njoftoi DPA. "Më nuk ekziston arma e tyre kundërajrore. Do të thotë, ata nuk kanë forca ajrore. Ata nuk kanë mbrojtje ajrore.Të gjitha aeroplanët e tyre janë zhdukur", tha Tramp. Presidenti amerikan shtoi se janë shkatërruar 60 për qind nga raketat iraniane dhe 64 për qind nga lançuesit e tyre, shtoi agjencia gjermane.