MIA FLESH
- 15:00/29 nëntor 2025
15:00/29 nëntor 2025
Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Autostrada nga Ohri deri në Kërçovë po ndërtohet me një dinamikë të fortë, në pjesën më të vështirë malore të shpateve, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në profilin e tij në Fejsbuk, ku ndau edhe një video. "Punë intensive në pjesën më të vështirë të autostradës Ohër - Kërçovë. Me projekte të reja, po punohet për zgjidhje të plotë dhe stabilizim të shpateve më problematike të rrugës. Po ndërtojmë Maqedoninë", shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Manastir, 29 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, së bashku me nikoqirin e tij, kryetarin e Komunës, Toni Konjanovski, në kuadër të karvanit për promovim dhe afrim të portalit uslugi.gov.mk drejt qytetarëve, në Manastir informuan për përparësitë që i mundëson portali nacional për shërbimet elektronike.
Kumanovë, 29 nëntor 2025 (MIA) - Policia akoma po kryen ekspertizë në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi sot në mëngjes në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë afër fshatit Rugince. Në fatkeqësinë e cila ndodhi rrth orës 8:15 morën pjesë një kamion dhe një automobil.
Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Me rastin e Muajit të shëndetit të burrave - Movember, në ambulancën e Spitalit të specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori" - Shkup sot duke filluar nga sot në orën 10:00 do të ofrohen kontrolle urologjike falas, si dhe ekzaminime me ultratinguj të veshkave dhe prostatës.
Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Më së shumti shi, 40 litra për metër katror, në 24 orët e fundit ka rënë në Demir Kapi, pasuar nga Radovishi dhe Pozhar me 37, Gjevgjeli me 35 dhe Shtip me 28. Nëntëmbëdhjetë litra për metër katror kanë rënë në Strumicë, 16 në Vinicë, 15 në Kumanovë, 13 në Kavadar dhe Kriva Pallanka, 12 në Kodrën e Diellit, 11 në Pretor, 10 në Hanet e Mavrovës dhe Shkup-Petrovec, 8 në Berovë, 7 në Lazaropole, 6 në Veles, 5 në Pozharanë, 4 në Manastir, Tetovë, Krushevë dhe Prilep dhe nga një në Shkup, Zajçev Rid dhe Topollçan.
Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp deklaroi se Oliver Spasovski mbetet koordinues i grupit të deputetëve të partisë opozitare. Ai në konferencë për shtyp dha përgjigje në pyetjen e gazetarëve lidhur me deklaratën e kohëmëparshme të Spasovskit se ka ofruar dorëheqje nga funksioni i koordinuesit të grupit të deputetëve të LSDM-së, por se kjo nuk ka pasur lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale.
Uashington, 29 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka bërë të ditur se i ka revokuar të gjitha urdhrat dhe dokumentet e nënshkruara nga paraardhësi i tij në detyrë, demokrati Xhozef Bajden, sepse ka përdorur një pajisje për shfuqizim automatik. Cilat janl pasojat ligjore të vendimit të Trampit nuk janë ende të qarta.
Xhakarta, 29 nëntor 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në ishullin indonezian të Sumatrës ka arritur në 248, ndërsa druhet se numri do të rritet, bënë të ditur autoritetet lokale. Disa zona të ishullit janë pothuajse plotësisht të bllokuara për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe linjave të komunikimit të prishura. Aeroplanët e shpëtimit po dërgojnë ndihma dhe furnizime në rrethin e goditur rëndë nga Tapanuli Qendror në provincën e Sumatrës Veriore, si dhe në zona të tjera.
Kiev, 29 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën një person ka mbetur i vrarë, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur në një sulm me dron rus në Kiev mbrëmë, bënë të ditur autoritetet e qytetit. Prefekti Vitalij Kliçko deklaroi se një djalë 13-vjeçar ishte midis të plagosurve.
Kiev, 29 nëntor 29 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se delegacioni i kryesuar nga seketari i Këshillit për Siguri Kombëtare, Ristem Umerov tashmë ka udhëtuar drejt SHBA-së për t'i vazhduar bisedimet për arritjen e marrëveshjes për ndërprerje të luftës me Rusinë, publikoi Ukrinform. "Rustem sot e prezantoi raportin dhe detyra është e qartë: të përpunohen në mënyrë të shpejtë dhe rrënjësisht hapat e nevojshëm për ndërprerje të luftës", shkroi Zelenski në platformën Iks.
Berlin, 29 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban ka përshkruar një vizion të diskutueshëm për të ardhmen e Ukrainës, duke sugjeruar që pas luftës ajo duhet të ekzistojë kryesisht si shtet-tampon midis Rusisë dhe NATO-s, raportoi DPA.
Kiev, 29 nëntor 2025 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 20-të janë lënduar në sulmin e djeshëm ndaj Ukrainës, publikoi sot ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiha. Ai shtoi se Moska vazhdon të "vrasë dhe të shkatërrojë" derisa bota debaton për planet paqeruajtëse për konfliktin në Ukrainë.
Stamboll, 29 nëntor 2025 (MIA) - Papa Leoni XIV e filloi sot ditën e dytë të qëndrimit të tij në Turqi me vizitë në Xhaminë Blu në Stamboll. Vatikani njoftoi se Papa do të mbajë një "lutje të shkurtër në heshtje" gjatë vizitës së tij në Xhaminë Blu. Ai shoqërohet gjatë vizitës nga kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Dijanet, i cili i tregoi kupolën e lartë të ndërtesës me pllaka blu, raportojnë agjencitë botërore.
Bangkok, 29 nëntor 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Qeverisë tajlandeze, Siripong Angkasakulkiat sot deklaroi se 162 persona e humbën jetën në vërshimet në Tajlandën jugore, transmetojnë agjencitë. Rreth një milion amvisëri dhe mbi tre milionë njerëz janë goditur nga vërshimet në 12 provinca në Tajlandën jugore, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në disa ditët e fundit.
Kiev, 29 nëntor 2025 (MIA) - Mbi 600.000 njerëz mbetëm pa energji elektrike në Ukrainë pas sulmeve ruse me raketa dhe fluturake pa pilot, kumtoi Ministria ukrainase e Energjetikës. "Si rezultat i sulmeve, mbi 500.000 konsumatorë në Kiev dhe mbi 100.000 konsumatorë në rajonin e tij sot në mëngjes mbetën pa energji elektrike", theksoi Ministria.
Sao Paolo, 29 nëntor 2025 (MIA) - Lojtari i mëparshëm i Barcelonës dhe PSZH-së, braziliani Nejmar është më meritori për fitoren (3:0) të skuadrës së tij Santos në duelin me Sport Rekife. Ai edhe krahas rekomandimeve të mjekëve për shkak të lëndimit të tij në gju që të mos luajë,m e veshi fanellën e Santos dhe me shiritin e kapitenit e kryesoi skuadrën e tij.