• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00/2 maj 2025

Shkup, 2 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që të vazhdojë trendi i uljes së borxhit publik dhe niveli i tij të jetë nën 55 për qind deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, ose edhe, siç tha, nën 50 për qind. Mickoski pret gjithashtu që borxhi shtetëror  deri në fund të mandatit të Qeverisë të jetë nën 45 ose nën 40 për qind. Sipas tij, është gjithashtu e rëndësishme që BPV-ja nominale të jetë 20 miliardë dollarë. 

Kavadar, 2 maj 2025 (MIA) - Vlera e projekteve të parashtruara nga komunat në dy thirrjet që i ka publikuar Qeveria do të tejkalojë 20 miliardë denarë, vlerësoi sot ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski. Siç informoi Perinski, pjesa më e madhe e aplikacioneve janë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por ka edhe projekte për mbrojtje të mjedisit jetësor (rregullim i shtratit të lumenjëve, sipërfaqet me barë dhe parqet), si dhe për përmirësimin e institucioneve arsimore (riparim dhe rindërtim i shkollave, kopshteve).

Shkup, 2 maj 2025 (MIA) - Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup njofton për thirrje për aplikime të kandidatëve nga RMV-ja për bursat e Qeverisë së Republikës Sllovake (Slovak Republic Government Scholarship), për studime deridiplomike dhe të magjistraturës në fusha të caktuara të arsimit (në shtojcë) për vitin akademik 2025/2026. Informacione më të hollësishme në lidhje me kushtet financiare për këto bursa mund të gjenden në: https://www.minedu.sk/scholarships-of-the-government-of-the-slovak-republic/.Udhëzimet për aplikim mund të gjenden në ueb-faqen: www.vladnestipendia.sk / www.vladnestipendia.sk/en/

Tiranë, 2 maj 2025 (MIA) - Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, sot për vizitë zyrtare në këtë vend po qëndron Lartmadhëria e Tij, Abdullah II bin Al Hysein, mbreti i Mbretërisë hashemite të Jordanisë, i cili u prite me të gjitha nderimet shtetërore.

Islamabad, 2 maj 2025 (MIA) - Autoritetet në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga Pakistani, sot u bënë thirrje banorëve të furnizohen me ushqim "për dy muaj" dhe thanë se po i rrisin rezervat në fshatrat përgjatë kufirit me pjesën, e cila është nën kontroll të Indisë, në kushte të tensioneve të rritura mes dy fqinjëve. Thirrja erdhi pasi që armata indiane kumtoi për këmbimin e zjarrit për të tetën natë me radhë përgjatë të ashtuquajturës "Linjë e kontrollit", e gjatë 770 kilometra në rajonin kontestues mes njësive ushtarake të të dy fuqive bërthamore.

Uashington, 2 maj 2025 (MIA) - Ukraina nuk merr garancione të sigurisë nga SHBA-ja në kuadër të marrëveshjes së re për burime natyrore, kumtoi "Nju-Jork Tajms", në analizën e gjerë. Në tekstin përfundimtar të marrëveshjes, të nënshkruar nga ministri amerikan i Financave Skot Besent dhe ministrja ukrainase e Ekonomisë Julija Sviridenko, nuk është përfshirë kërkesa kyçe e Kievit për mbrojtje afatgjate. Megjithatë, marrëveshja parashikon mundësi për ndihmë të rritur ushtarake nga SHBA-ja nëse nuk arrihet marrëveshje paqësore me Rusinë, citon gazeta.

Uashington, 2 maj 2025 (MIA) - Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp është e gatshme të miratojë shitje të parë të pajisjes usharake të Ukrainës, pasi që Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi licencë për eksport të pajisjes ushtarake dhe shërbimeve prej mbi 50 milionë dollarë.

Buenos Aires, 2 maj 2025 (MIA) - Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter goditi Argjentinën, sipas të dhënave nga faqja e internetit e Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (QSEM). Përfaqësuesit zyrtarë druajnë se një cunami i madh mund të godasë Kilin pas një tërmeti shkatërrues që goditi brigjet e Argjentinës, konkretisht Kalimin Drejk.

Damask, 2 maj 2025 (MIA) - Kabineti i presidentit sirian Ahmed al Shara sot njoftoi se sulmi ajror izraelit në afërsi të pallatit presidencial në Damask është "një përshkallëzim serioz", njoftuan mediat britanike. Paraprakisht sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Izrael Kac në një deklaratë të përbashkët theksuan se "sulmi është një mesazh i qartë për regjimin sirian".

Uashington, 2 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot tha se planifikon Universitetit të Harvardit t'ia heq tatimin. "Do t'ia marrim statusin Harvardit për heqjen tatimore. Atë e meritojnë!", citoi Trampi në një postim në Truth Social, pa saktësuar se kur do të marrë veprime të tilla.

Kiev, 2 maj 2025 (MIA) - Fondi amerikano-ukrainas për rindërtim do të regjistrohet në SHBA, por llogaria vijuese për pagesë të kontributeve do të hapet në Ukrainë në valutën kombëtare grivna, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmihal.

Bejrut, 2 maj 2025 (MIA) - Libani paralajmëroi grupin militant palestinez Hamas të mos kryejë operacione të cilat mund ta kërcënojnë sigurisë dhe sovranitetin e këtij vendi, kumtoi sot Këshilli i Lartë për Mbrojtje të Libanit. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, Mohamed al-Mustafa, tha se Këshilli do t'i rekomandojë Qeverisë libaneze një seri vendimesh, duke përfshirë edhe paralajmërimin për Hamasin të mos e përdorë territorin libanez për kryerjen e çdo lloj aktiviteti që rrezikojnë sigurinë kombëtare në Liban, raportuan mediat britanike.

Romë, 2 maj 2025 (MIA) - Italia mbetet besnike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por pa nënshtrim, deklaroi kryeministrja Xhorxha meloni në intervistë për agjencinë ADNKronos. "Ne jemi të vendosur t'i afirmojmë interesat tona, në kuadër të miqësisë tradicionale me SHBA-në, me lojalitet, por pa nënshtrim", tha Meloni.

QËNDRONI TË LIDHUR