• e hënë, 23 dhjetor 2024

MF: FMN-ja përmirësoi projeksionet mbi rritjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut  për vitin 2023

MF: FMN-ja përmirësoi projeksionet mbi rritjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut  për vitin 2023

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Projeksioni i FMN-së për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut është afër projeksionit gjatë hartimit të Draftit të buxhetit për vitin 2023, vlerësoi pasdite Ministria e Financave.

Interesant është, theksojnë nga Ministria e Financave fakti që FMN-ja përmirëson dukshëm perspektivën për ekonominë vendase për këtë vit, njëkohësisht duke reduktuar minimalisht projeksionet e partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë – Eurozonës dhe Gjermanisë në 0.7 për qind dhe - 0.5 për qind në vitin 2023, me rezistencë më të madhe dhe performancë më të mirë të ekonomisë, duke marrë parasysh ndikimin e pafavorshëm të mjedisit.

"Fondi Monetar Ndërkombëtar përmirësoi pritshmëritë mbi rritjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me projeksionet e vjeshtës. Në “Rishikimin Ekonomik Botëror”, të cilin fondi e publikoi dje, rritja e ekonomisë vendase për vitin 2023 projektohet në 2.5 për qind ose për 1.1 pikë përqindje më e lartë se projeksionet e FMN-së nga muaji prill i këtij viti. Për sa i përket normës së inflacionit, pritshmëritë e FMN-së janë që norma të vazhdojë të ulet këtë vit dhe vitin e ardhshëm, ndërsa në vitin 2025 të rikthehet në vlerat historikisht më të ulëta prej rreth 2 për qind dhe të vijojë po në atë nivel për vitet në vijim", thonë nga Ministria e Financave.
 
Pritshmëritë e rritjes në rajon janë kryesisht afër pritshmërive për ekonominë vendase (Bullgaria 1.7 për qind, BeH-ja, Serbia dhe Sllovenia 2 për qind, Greqia 2.5 për qinddhe Kroacia 2.7 për qind), ndërsa rritje pak më e lartë pritet në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi (përkatësisht 3.6 për qind, 3.8 për qind dhe 4.5 për qind). Në periudhën afatmesme, FMN-ja pret përshpejtimin e rritjes së ekonomisë vendase me normë prej 3.5 për qind, si dhe uljen e borxhit të pushtetit të përgjithshëm dhe të shkallës së papunësisë.mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR