• e hënë, 23 dhjetor 2024

MF: Emetimi i 22-të i fletobligacioneve  për denacionalizim në vlerë prej 4.5 milionë eurove

MF: Emetimi i 22-të i fletobligacioneve  për denacionalizim në vlerë prej 4.5 milionë eurove

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Financave sot ka realizuar emetimin e 22-të të fletobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej 4.5 milionë eurove, të cilat mbulojnë të gjitha aktvendimet e plotfuqishme për denacionalizim, në periudhën prej 01.01.2022 deri më 31.12.2022, me të cilat, si kompensim jepen fletobligacionet.

Fletobligacionet për denacionalizim janë letra me vlerë, të regjistruara në emër të personit të caktuar, me valutë - euro dhe transferohen në afat të pacaktuar. Vlera nominale e një fletobligacioni është 1 euro, ndërsa norma e interesit është 2 për qind në nivel vjetor.

"Vlera nominale dhe norma e interesit për poseduesin e fletobligacioneve paguhet për periudhë 10 vjeçare. Pagesa e normës së interesit dhe vlerës nominale bëhet një herë në vit, përkatësisht, në 10 këste të barabarta, ndërsa pagesa për këtë emetim do të fillojë nga 1 qershori i vitit 2024. Poseduesit e fletobligacioneve për denacionalizim, mund t’i shfrytëzojnë ato edhe për t’i paguar banesat në pronësi shoqërore. Me fletobligacionet për denacionalizim mund të tregtohet edhe në tregun sekundar të Bursës së Maqedonisë", informojnë nga Ministria e Financave.

Republika e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin e Emetimit të Fletobligacioneve të Republikës së Maqedonisë për Denacionalizim, duke filluar nga viti 2002, një herë në vit, emeton fletobligacione për denacionalizim, ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  përmes vendimit, në nivel vjetor e përcakton vlerën e fletobligacioneve për denacionalizim që emetohen.

Vendi ynë, deri më tani ka emetuar 21 fletobligacione për denacionalizim, në vlerë prej 391.2 milionë eurove. Fletobiligacionet për denacionalizim emetohen që nga viti 2002. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR