MF: Është paguar kësti i ri prej 19,4 milionë euro për mbështetjen e kompanive vendore
- Është paguar një këst i ri prej 1,2 miliardë denarësh (19,4 milionë euro) nga Buxheti Qendror drejt Bankës së Zhvillimit, mjete që janë të destinuara për mbështetjen e projekteve investuese të kompanive vendore. Kjo mbështetje financiare sigurohet me kushte të favorshme përmes huasë hungareze, njoftoi Ministria e Financave.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:38, 3 tetor, 2025
Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) - Është paguar një këst i ri prej 1,2 miliardë denarësh (19,4 milionë euro) nga Buxheti Qendror drejt Bankës së Zhvillimit, mjete që janë të destinuara për mbështetjen e projekteve investuese të kompanive vendore. Kjo mbështetje financiare sigurohet me kushte të favorshme përmes huasë hungareze, njoftoi Ministria e Financave.
Me këtë pagesë, shuma totale prej 190,5 milionë eurosh tashmë është transferuar drejt ekonomisë vendore përmes kësaj mase, e cila ka për qëllim të nxisë ciklin investues në sektorin privat. Në Buxhetin për vitin 2025 janë parashikuar gjithsej 250 milionë euro për mbështetje të investimeve, të cilat pritet të shkaktojnë investime në sektorin privat me vlerë rreth 300 milionë euro. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s