• e premte, 05 dhjetor 2025

Mexhiti: VLEN është fituesi legjitim, është koha që Ahmeti të dorëhiqet

Mexhiti: VLEN është fituesi legjitim, është koha që Ahmeti të dorëhiqet

Shkup, 19 tetor 2025 (MIA)- Kandidati nga VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti shpalli fitoren në këtë komunë duke u shprehur se me këtë fitoi një klasë e re politike, derisa kundërshtarët shkuan në pension. 

"Në Çair jemi për të festuar fitoren e VLEN në raundin e parë. Ata donin që të matemi në Çair dhe Tetovë, edhe atje fitore bindëse do të sigurojë VLEN si dhe në komunat e tjera po vijnë rezultate se VLEN është një fitues legjitim", tha Mexhiti.

Ai tha se pret fitore në katër deri në pesë komuna që në raundin e parë dhe epërsi në shumicën e komunave shqiptare në nivel shtetëror.

"Do të doja të theksoja se nuk ka census në Vrapçishtë, ndërsa në Gostivar është në prag të mos ketë census", shtoi Mexhiti.

Mexhiti porositi Ahmetin që të tërhiqet nga politika, sepse siç u shpreh, “votat e qytetarëve e çuan në pension”.

“Në Çair fituan të gjithë shqiptarët. Sot dua të them me zë të qartë se fituan të gjithë shqiptarët. Urime pensionimin kundërshtarëve politikë. Fitorja jonë nuk është fitore personale, por është fitore e një klase politike që sjell ndryshim. Faleminderit shqiptarë. Kjo është fitore e dinjitetit qytetar, e shpresës që qytetarët e kanë fituar me votë të lirë. Falënderojmë institucionet që garantuan një proces të qetë dhe demokratikë”, deklaroi mes tjerash Mexhiti. 

QËNDRONI TË LIDHUR