Mexhiti: Punimet në Çair të Vjetër, dëshmi e fillimit të një epoke të re zhvillimi!
- Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, ka vazhduar punën në terren, duke dëshmuar përkushtimin e tij për zhvillimin e komunës.
- Post By Fami Bajrami
- 18:38, 21 tetor, 2025
Shkup, 21 tetor 2025 (MIA)- Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, ka vazhduar punën në terren, duke dëshmuar përkushtimin e tij për zhvillimin e komunës.
Mexhiti ka theksuar se punimet në Çair të Vjetër po ecin me ritëm të lartë, ndërsa çdo segment i ndërtimit të rrugëve po realizohet sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe infrastrukturës moderne.
“Me intensitet të madh dhe përkushtim të plotë, po vazhdon ndërtimi i rrugëve në Çair të Vjetër. Çdo ditë punohet me plan dhe me përgjegjësi, që Çairi të ketë zhvillimin që e meriton. Komunë e rregullt dhe e denjë për qytetarët tanë”, ka shkruar Mexhiti.
Sipas kryetarit Izet Mexhiti në këtë mënyrë përmbushen premtimet e dhëna gjatë fushatës, duke e vendosur Çairin në rrugën e transformimit urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Qytetarët tashmë po shohin nga afër rezultatet e para të një qeverisjeje me vizion, përkushtim dhe transparencë.