• e premte, 05 dhjetor 2025

Mexhiti: Prokuroria duhet të ngrit rast për gjetjet nga revizioni për organizimin e Samitit të OSBE-së

Mexhiti: Prokuroria duhet të ngrit rast për gjetjet nga revizioni për organizimin e Samitit të OSBE-së

Shkup, 26 gusht 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti sot deklaroi se Prokuroria duhet të hap një çështje në lidhje me gjetjet në raportin e Entit Shtetëror për Revizion për, siç theksohet, të shpenzuara rreth dy milionë euro pa dokumentacion të duhur për organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup, kur Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të Jashtme.

"Po, sepse kështu është parashikuar dhe zyrtarisht. Domethënë kur të konstatoj Enti Shtetëror për Revizion, Prokuroria duhet të hap një çështje të tillë, por gjithsesi ne do ta nxisim atë. Por, asgjë e re për Osmanin, që do të thotë kudo ka qenë, ka abuzuar...Vetëm ai e di se si mund të shpenzohen një milion euro brenda një dite për një makinë të marrë me qira në një Maqedoni të vogël. Këto ditë dëgjojmë se shefi i tij i kabinetit, i mëparshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Memexhaku, megjithëse në opozitë, po keqpërdor mejlet zyrtare për fushatën, ndërsa mund ta imagjinoni kur ata janë në pushtet", theksoi Mexhiti në deklaratën e dhënë pas shënimit të 115 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, i pyetur nëse pret që Prokuroria të hap çështje në lidhje me gjetjet e ESHR-së lidhur me organizimin e Samitit të OSBE-së.

Lidhur me rikonstruksionin e Qeverisë, të cilën e paralajmëroi kryeministri, Mexhiti tha se janë të përqendruar te zgjedhjet lokale, por kur të vijë koha për rikonstruksion, do ta diskutojnë atë me partnerët qeveritarë. rq/bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR