Mexhiti pret që deri në fund të javës VLEN-i t'i publikojë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale
- Zëvendëskryministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në deklaratë për mediat theksoi se deri në fund të javës VLEN-i do të publikojë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, me të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
- Post By Ramize Qamili
- 15:36, 28 korrik, 2025
Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Zëvendëskryministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në deklaratë për mediat theksoi se deri në fund të javës VLEN-i do të publikojë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, me të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
"Në VLEN diskutojmë intensivisht, po analizojmë dhe mendojmë se deri në fund të kësaj jave do t'i shpallim të gjithë emrat nga Struga deri në Likovë. VLEN-i do të marrë pjesë vetëm", theksoi Mexhiti gjatë vizitës në Haraçinë, me rastin e finalizimit të projektit për "Rregullimin e një pjese të kanalit anësor në Haraqinë".
Ai reagoi ndaj qëndrimit të Arben Taravarit rreth asaj se në zgjedhjet lokale do të marrë pjesë me lista të përbashkëta me koalicionin "Fronti evropian".
"Z. Taravari u tërhoq nën pretekstin se do të dilte me lista të ndara dhe ky ishte problemi në kuadër të VLEN-it. Sot dëgjoj se po del me lista të përbashkëta me BDI-në. Domethënë, ai nuk kishte problem me listat, por nuk dinte si t'i afrohej z. Ahmetit", deklaroi Mexhiti. rq/bsh/
Foto: Printskrin nga video