Mexhiti nga Dyqanxhiku: Jemi në rrugën e duhur, drejt fitores së madhe të 19 tetorit
- Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti sonte ishte mysafir në konakun e Isak Kurtishit në lagjen e Dyqanxhikut.
- Post By Besnik Shuki
- 22:49, 6 tetor, 2025
Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti sonte ishte mysafir në konakun e Isak Kurtishit në lagjen e Dyqanxhikut.
Siç informojnë nga ekipi i Mexhitit, në një atmosferë plot entuziazëm, banorët e lagjes dhe familja Kurtishi i uruan mirëseardhje, duke dëshmuar përkrahjen e fortë për vizionin e fitores që përfaqëson Mexhiti.
Gjatë takimit u zhvilluan biseda të hapura për projektet e realizuara, sfidat e përbashkëta dhe për vizionin që synon zhvillim e mirëqenie për çdo lagje të komunës së Çairit.
“Ndjenja e bashkësisë, e besimit dhe e përkrahjes që mora sonte më jep forcë e bindje se jemi në rrugën e duhur, drejt fitores së madhe të 19 tetorit. Falënderim nga zemra për mikpritjen, për besimin dhe për përkushtimin tuaj të sinqertë. Me njerëz si Isaku dhe me mbështetjen e të gjithë banorëve, Çairi VLEN dhe fiton”, shkruan Mexhiti në rrjetet sociale. bsh/
Foto: Ekipi i Izet Mexhitit