Mexhiti në A2 CNN: Çairi dha leksion për vlera demokratike
- Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një prononcim për televizionin A2 CNN ka vlerësuar procesin zgjedhor në Çair si shembull të demokracisë dhe maturisë politike.
- Post By Fitore Curri
- 18:45, 20 tetor, 2025
Shkup, 20 tetor 2025
Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një prononcim për televizionin A2 CNN ka vlerësuar procesin zgjedhor në Çair si shembull të demokracisë dhe maturisë politike.
Në pyetjen për gjestin e kundërkandidatit të tij, Bujar Osmani që iu uroi fitoren Mexhiti e përshëndeti këtë gjest si reflektim i vlerave demokratike.
“Po, do shfrytëzoj rastin ta përshëndes, ishte një gjest i mirë nga kundërkandidati që e pranoi fitoren tonë, vlerësoi procesin zgjedhor që ka qenë tejet demokratik, pa incidente, pa presion. Pra, kemi dhënë leksion,” u shpreh Mexhiti.
Ai theksoi se ndonëse shumëkush kishte pritur tensione gjatë ditës së votimit, Çairi dëshmoi të kundërtën.
“Të gjithë kanë pritur që në Çair të ndodhin incidente, përkundrazi, Çairi ka qenë në nivel të detyrës dhe ka dhënë leksion për demokraci, për vlera demokratike,” shtoi ai.
Izet Mexhiti kryetar i sapozgjedhur i Komunës së Çairit
_________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s