Mexhiti: Në Çarshi, mes qytetarëve, forca jonë vjen nga njerëzit
- Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një shëtitje nëpër Çarshinë e Vjetër dhe takoi shumë qytetarë, siç thotë ai në zemrën historike të Shkupit.
- Post By Ramize Qamili
- 19:23, 9 tetor, 2025
Shkup, 9 tetor 2025
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet
Mexhiti, zhvilloi sot një shëtitje nëpër Çarshinë e Vjetër dhe takoi
shumë qytetarë, siç thotë ai në zemrën historike të Shkupit.
Gjatë ecjes në rrugicat e Çarshisë, të ndriçuara nga dielli i vjeshtës
dhe jehona e zërave të tregtarëve, Mexhiti u përshëndet nga qytetarë të
shumtë, duke shkëmbyer përshëndetje dhe shtrëngime duarsh me ta.
“Çdo përshëndetje, çdo dorë e shtrënguar, më kujton se forca jonë vjen
nga njerëzit, nga besimi i tyre dhe nga angazhimi ynë për një qeverisje
të ndershme”, u shpreh Mexhiti pas takimeve.
Ai theksoi rëndësinë e prezencës së përditshme në mesin e qytetarëve,
duke dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e tyre, si pjesë e angazhimit të
tij për një qeverisje të drejtë dhe transparente në Çair.
Vizita e sotme në Çarshi ishte një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë të
Mexhitit me qytetarët dhe bizneset në këtë pjesë si dhe mbështetjen e
gjerë që ai gëzon në prag të zgjedhjeve lokale.
Foto: VLEN
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit