• e premte, 05 dhjetor 2025

Mexhiti: Dora e shtetit ka mbërritur në Graçan-rruga e re është simbol i rikthimit të shpresës

Mexhiti: Dora e shtetit ka mbërritur në Graçan-rruga e re është simbol i rikthimit të shpresës

Shkup, 4 tetor 2025

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, qëndroi sot për vizitë në fshatin Graçan, ku banorët organizuan një drekë tradicionale në shenjë mirënjohjeje për përfundimin e rrugës së re që lidh vendbanimin me pjesën tjetër të komunës.

Rruga e re në Graçan, e realizuar pas shumë vitesh pritjeje, sipas Mexhitit është më shumë se një investim infrastrukture, është rikthim i shpresës dhe dëshmi e pranisë së shtetit atje ku mungoi për dekada.

“Më shumë se asfalt, rruga në Graçan është simbol i rikthimit të shpresës dhe vulë e ndryshimit. Dikur pa rrugë e me vështirësi të lëvizjes, tash jeta në Graçan po ringjallet. Dora e shtetit, aq shumë e munguar në këtë fshat, ka mbërritur në Graçan, duke e rregulluar rrugën, që ishte kërkesë e kahmotshme e banorëve.” deklaroi Mexhiti gjatë takimit me banorët.

Ai shtoi se ky projekt është pjesë e një politike të re zhvillimore, që synon barazinë territoriale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Gjatë bisedës me banorët, i sigurova që Graçani nuk do të harrohet më kurrë! Sepse Graçani nuk është thjesht një emër në hartë, por një histori krenare e kujtim i gjallë i njerëzve që nuk u dorëzuan kurrë, duke jetuar në vatrat e të parëve. E shtunja e parë e tetorit ishte preludi i një faqe të re politike, ku asnjë vend nuk do lihet pas. Sepse jam dhe do të jem gjithmonë me ata që kanë nevojë më shumë”, potencoi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

VLEN

QËNDRONI TË LIDHUR