Mexhiti - Ageler: Bashkëpunim me SHBA-në për mbrojtje dhe zhvillim të qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot zhvilloi takim me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler ku u diskutua për bashkëpunimin teknik dhe shkencor për ruajtjen e Liqenit të Ohrit, pasuri natyrore dhe kulturore e përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
- Post By Ramize Qamili
- 15:18, 11 shtator, 2025
Shkup, 11 shtator 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot zhvilloi takim me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler ku u diskutua për bashkëpunimin teknik dhe shkencor për ruajtjen e Liqenit të Ohrit, pasuri natyrore dhe kulturore e përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Qëllimi i bashkëpunimit, siç informojë nga MMJPH është përmirësimi i cilësisë së ujit, menaxhimi i peshkimit dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm liqenor.

Gjatë vitit 2024, dy ekspertë amerikanë zhvilluan vizita në terren dhe takime dyjavore në rajonin e Ohrit, për të vlerësuar gjendjen aktuale. Raporti për vizitën përmban disa rekomandime konkrete, ndër të cilat: forcimi i kapaciteteve të Institutit hidrobiologjik përmes modernizimit dhe mbështetjes për stafin shkencor, krijimin e një programi kombëtar afatgjatë për monitorimin limnologjik dhe fondin peshkor, zhvillimin e një plani të përbashkët ndërkufitar për menaxhimin e inkubatorëve dhe mbrojtjen e troftës së Ohrit, krijimin e mekanizmave për zbulimin e hershëm të specieve invazive; si dhe zhvillimin e një programi kërkimor për turizmin e qëndrueshëm dhe përforcimi i rolit të organizatave joqeveritare.

Në këtë kuadër të takimit të sotëm, siç theksohet, ka marrë pjesë edhe prof. Xhejson Stokvell, drejtor i Laboratorit shkencor për mjedisin dhe burimet natyrore nga universiteti i Vermontit, SHBA i cili në ditët në vijim do të qëndrojë në Ohër e më pas do të prezantojë idetë e tij për vazhdim të bashkëpunimit me Institutin hidrobiologjik – Ohër dhe institucionet tjera relevante në vend.
Mexhiti dhe Ageler u dakorduan se ruajtja e Liqenit të Ohrit është një prioritet kombëtar dhe ndërkufitar, ndërsa bashkëpunimi me SHBA-në dhe partnerët ndërkombëtar do të sjellë ekspertizën e nevojshme për ta mbrojtur këtë trashëgimi unike natyrore dhe kulturore. rq/
Foto: MMJPH