Mexhiti: Çairi është zemra dhe fryma jonë, punojmë çdo ditë për qytetarët tanë!
- “Ne çdo ditë po ndërtojmë, rrugë, rrugica, kanalizime, ujësjellës, ndriçime. Po ndërtojmë e po zhvillojmë, sepse qytetarët këtë e kërkojnë. Sepse Çairi është zemra jonë, sepse Çairi është fryma jonë!”, me këtë porosi e ka nisur ditën kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar në komunën e Çairit, Izet Mexhiti.
- Post By Fami Bajrami
- 10:52, 14 tetor, 2025
Shkup, 14 tetor 2025
“Ne çdo ditë po ndërtojmë, rrugë, rrugica, kanalizime, ujësjellës, ndriçime. Po ndërtojmë e po zhvillojmë, sepse qytetarët këtë e kërkojnë. Sepse Çairi është zemra jonë, sepse Çairi është fryma jonë!”, me këtë porosi e ka nisur ditën kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar në komunën e Çairit, Izet Mexhiti.
Mexhiti ka publikuar një video nga terreni, ku shihet duke inspektuar punimet për asfaltimin e rrugës Strumiçka në Çairin e Vjetër, një projekt që po realizohet nga e para, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët e kësaj lagjeje historike.
Ky projekt sipas Mexhitit është pjesë e planeve për modernizimin e plotë të Çairit, duke e shndërruar atë në një komunë me infrastrukturë moderne, shërbime efikase dhe standarde të larta jetese.
VLEN