Metelko-Zgombiq: Kroacia mund t'ia transmetojë Ukrainës "përvojën e vet të shkëlqyeshme" për riintegrim të territorit
- Kroacia mund t'i ofrojë shumë Ukrainës kur bëhet fjalë për riintegrimin e territoreve të saja, në bazë të "përvojës së shkëlqyeshme" me riintegrimin e territorit të vet në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, deklaroi sot sekretarja shtetërore kroate për Evropë, Andreja Metelko-Zgombiq para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK) në Bruksel.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:26, 25 shkurt, 2025

Bruksel, 25 shkurt 2025 (MIA) - Kroacia mund t'i ofrojë shumë Ukrainës kur bëhet fjalë për riintegrimin e territoreve të saja, në bazë të "përvojës së shkëlqyeshme" me riintegrimin e territorit të vet në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, deklaroi sot sekretarja shtetërore kroate për Evropë, Andreja Metelko-Zgombiq para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK) në Bruksel.
"Ndoshta keni harruar, por në atë kohë pothiajse një e ttreta e Kroacisë ishte e okupuar nga Millosheviqi dhe forcat serbe. Dy pjesë arritëm të kthejmë me anë të forcës dhe prandaj posedimi i forcës është, gjithashtu, pjesë shumë e rëndësishme e tërë zgjidhjes, por pjesën e tretë të fundit arritëm ta rrintegrojmë në mënyrë të qetë dhe ai ishte mision jashtëzakonisht mjaft i suksesshëm paqësor i KB-së", theksoi Metelko-Zgombiq.
Në pyetjen nëse BE-ja ende e konsideron edhe Gadishullin e Krimesë si pjesë të territorit ukrainas, sekretarja shtetërore kroate theksoi se kur flitet për Ukrainën dhe zgjerimin, Unioni planifikon të zgjerohet me "Ukrainën e tillë siç është".
"Mendoj se kjo do të varet nga marrëveshja paqësore në të cilën hyjmë dhe do të mundësojë hyrje të Ukrainës (në BE) me territorin e vet, edhe atë që është nën kontrollin e saj edhe atë mbi të cilin ka për qëllim të marrë kontrollin më vonë", shtoi Metelko-Zgombiq. ab/
Foto: ЕPА