• e diel, 22 dhjetor 2024

Meta tre orë në SPAK për dosjen "ÇEZ"

Meta tre orë në SPAK për dosjen

Tiranë, 22 shkurt 2023 (MIA) - Lideri i Partisë sqiptare opozitare të lirisë dhe ish-president, Ilir Meta, sot u mor në pyetje në Prokurorinë e posaçme për krim të organizuar dhe korrupsion, SPAK, lajmëroi Top çanel.

Sipas burimit të njejtë, Meta tre orë dha sqarime për dosjen ÇEZ, të cilën e hapi në prill të vitit të kaluar, ndërsa e cila edhe më tej "i rrezikon ish-funksionarët e lartë".

I bindur se hetimi është politik, Ilir Meta pohon se nuk ka kurfarë lidhje me këtë çështje.

"Së pari Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ-it, pasi ka qenë në opozitë atë kohë. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me CEZ-DIA. Pasi marrëveshja është bërë kur Ilir Meta ka qenë ministër Ekonomie. Gjatë 4 muajve që kam qenë ministër CEZ-i nuk ka përfituar asgjë nga qeveria, përkundrazi kemi qenë në debate të vazhdueshme. Së dyti në dhjetor pasi ERE mori një vendim që në gjykimin tonë favorizonte CEZ-in në raport me KESH-in, ministria e ka kundërshtuar këtë vendim”, tha Meta.

Rasti, ka të bëjë me rivatizimin e Elektrodistribuimit shqiptar të kompanisë çeke CEZ ndërsa më pas anulimi unanim i marrëveshjes, që i shkaktoi dëm shtteit shqiptar në shumë prej pesë milionë eurove.

Kompania elektroenergjetike çeke në tregun shqiptar hyri në maj të vitit 2009, me blerje të 76 për qind të aksioneve të elektrodistribuimit shqiptar, ndërsa 24 për qind të tjerë mbetën në pronësi të shtetit shqiptar. Por, qeveria e Sali berishës, pas disa viteve marrëveshjen e shkëputi unanimisht, me arsyetimin se kompania çeke punon në dëm të konsumatorëve. pas ndërrimit të pushtetit, kabineti i kryeministrit Edi Rama, në vitin 2013 e vlerësoi si "gabim të madh" vendimin për marrje të licencës për kompaninë çeke.

Mediumet përkujtojnë se në mes të janarit të vitit 2011 Meta, i cili atëherë ishte partner koalicioni në qeverinë e demokratëve, u tërhoq nga funksionet zëvendëskryeminitër dhe ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, pas publikimit të videos në të cilën është edhe paraardhësi i tij, Dritan Prifti, për mito në fushën e energjetikës, të cilën gjoja e kërkon Meta. pa i pritur rezultatet e hetimit, Berisha tha se videoja është e fabrikuar nga kundërshtarët politik, dhe i sulmoi mediumet dhe redaktorët e programeve të Televizionit Top çenel, i cili e publikoi videon.

Përndryshe, përveç për ÇEC sipas mediumeve kundër Metës (54), i cili ishte president i Shqipërisë deri më 24 korrik të vitit të kaluar, në qershor të vitit të kaluar paraqitje parashtroi ish-deputeti Halit Valteri për larje parash dhe fshehje të pronësisë së ndërtesës së partisë LSI, tani Partia e lirisë.

Gjithashtu, SPAK filloi procedurë penale për lobim në SHBA me 670 mijë dollarë amerikanë para të paparaqitura të Ili Metës dhe Mknika Kryemadhit, në bazë të paraqitjes së parashtruar gjithashtu nga Valteri, Edhe një procedurë penale, inicuar pas paraqitjes së avokatit Idajet Beqiri, është regjistruar për shërbime të kryera estetike nga ana e Metës dhe gruas së tij Monika Kryemadhi në një klinikë në San Marino dhe Austri me para të paparaqitura. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR