• e hënë, 23 dhjetor 2024

Meta nëpërmjet një lidhje telefonike ka biseduar me zëvendëskryeministrin Mexhiti

Meta nëpërmjet një lidhje telefonike ka biseduar  me zëvendëskryeministrin Mexhiti

Dibër, 27 gusht 2024 (MIA) - Ish-presidenti shqiptar dhe lider aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një lidhje telefonike ka biseduar me zëvendëskryeministrin e parë dhe lider i partisë Lëvizja Demokratike, Izet Mexhiti.

"Pata kënaqësi të uroja Kryetarin e Lëvizjes Demokratike të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti me rastin e 1-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Demokratike si një alternativë për ndryshime", ka shkruar Meta në publikimin në Fejsbuk. 

Me këtë rast, shton,  e urova edhe për suksesin në zgjedhjet e fundit dhe detyrat e larta të ZëvendësKryeministrit të Parë dhe Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

"Shqiptarët mbeten garantë të rrugës euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë së Veriut", ka shkruar Meta, duke publikuar fotografi nga takimet paraprake me Mexhitin. 

 Foto: FB Ilir Meta

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR