• e shtunë, 21 dhjetor 2024

"Meta" lëshoi në përdorim rrjet të ri social, të ngjashëm me Tuiterin

Uashington, 6 korrik 2023 (MIA) - Kompania "Meta", e cila e posedon Fejsbukun, e lëshoi sot në përdorim Treds, rrjet i ri social, konkurrent i Tuiterit, të cilin menjëherë mund ta përdorin shfrytëzuesit e Instagramit.

Treds në bazë është aplikacion i shkruarjes së porosive tekstuale dhe shumë i ngjan Tuiterit.

Shfrytëzuesit e Instagramit do të mund t'i shfrytëzojnë llogaritë e tyre në "Treds" dhe t'i ndjekin të njëjtat llogari që i ndjekin edhe në Instagram.

Sipas njohësve, lëshimi në përdorim i "Treds" është ngjarje e rëndësishme, duke marrë parasysh atë se Tuiteri po ballafaqohet me shumë probleme, pasi është ndërmarrë nga Ilon Mask, drejtori ekzekutiv i Tesla-s. Probleme janë të tilla, si llogari të rreme, përhapja e dezinformatave dhe përçarja politike në SHBA dhe vende tjera.

Fillimi i Treds mbrëmë u paralajmërua nga drejtori ekzekutiv i "Meta"-s, Mark Zakerberg.

Aplikacioni tani për tani është i qasshëm për zbritje nga shitoret e "Epël" dhe "Gugël plej" në 100 vende. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR