Meta ka filluar të pushojë nga puna punonjës, 3.600 vende pune shfuqizohen
- Kompania Meta ka filluar të dërgojë njoftime për lëshimin nga puna të të punësuarve në SHBA, që mund të çojë deri në shfuqizimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:19, 11 shkurt, 2025
![Meta ka filluar të pushojë nga puna punonjës, 3.600 vende pune shfuqizohen](https://mia.mk/images/20250211092000_big_730x400_35.webp )
Nju-Jork, 11 shkurt 2025 (MIA) - Kompania Meta ka filluar të dërgojë njoftime për lëshimin nga puna të të punësuarve në SHBA, që mund të çojë deri në shfuqizimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit.
Kjo është pjesë e procesit gjatë së cilës konglomerati teknologjik amerikan dëshiron të japë kushte për operacionet më efikase dhe "të gjejë talente të reja të cilët dominojnë në garë për intelegjencën artificiale më të shpejtë (IA)", raportoi Blumberg.
Punonjësit në SHBA u njoftuan për pushimet përmes imejlit, ndërsa punonjësve u ofrohen pako për largim që përfshijnë 16 javë pagë, si dhe dy javë, ose pagë javore, për çdo vit stayh pune.
Punonjësit të cilët kanë fituar bonuse dhe dhurata do të vazhdojnë t'i marrin deri në fund të muajit.
Drejtori ekzekutiv i Metas, Mark Zakerberg, më herët u tha punonjësve se Meta do t; peyullojë pesë për qind të vendeve të tij të punës ose pothuajse 3.600 persona, dhe se fokusi do të jetë te personeli i cili "nuk i plotëson pritshmëritë", raportoi Blumberg nga mesi i janarit.
Zakerberg më vonë bëri të ditur se punonjësit e Metas në SHBA do të informohen më 10 shkurt, ndërsa personeli në pjesën e mbetur të botës mund ta mësojë pak më vonë.
Në mesazh të veçantë deri te menaxherët, ai deklaroi se zvogëlimi i numrit të punonjësve do t'i mundësojë kompanisë "të angazhojë talentet më të mëdha".
Zakerberg në fund të janarit theksoi se Meta parashikon se do të shpenzojë qindra miliarda dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale. qa/
Foto: EPA