Meta kërkon falje pasi u ka shtuar përdoruesve palestinezë fjalën "terrorist"
- Kompania Meta ka kërkuar falje pasi ka vendosur fjalën "terrorist" në përshkrimin e profilit të disa përdoruesve palestinezë të Instagramit. Ata thonë se ka pasur një "gabim në përkthimin automatik".
- Post By Fami Bajrami
- 11:30, 20 tetor, 2023

Nju-Jork, 20 tetor 2023 (MIA) - Kompania Meta ka kërkuar falje pasi ka vendosur fjalën "terrorist" në përshkrimin e profilit të disa përdoruesve palestinezë të Instagramit. Ata thonë se ka pasur një "gabim në përkthimin automatik".
Problemi i preku përdoruesit që në profilin e tyre e kanë shkruar fjalën "palestinez", flamurin palestinez dhe fjalën "elhamdulilah" në arabisht.
"Faleminderit Zotit, terroristët palestinezë po luftojnë për lirinë e tyre", thuhet në fjalinë pas përkthimit automatik.
Zëdhënësi i Metas tha se çështja është zgjidhur dhe përkthimi automatik tani është vetëm "Faleminderit Zot".
"Në zgjodhëm një problem që shkaktoi shkurtë përkthime të papërshtatshme nga arabishtja. Ne u kërkojmë falje sinqerisht për atë që ndodhi", tha zëdhënësi. ms/bsh/
Foto: MIA arkiv