Meta do të paguajë 25 milionë dollarë sepse i hoqi profilet e Trampit në rrjetet sociale
- Koorporata teknologjike amerikane Meta u dakordua të paguajë 25 milionë dollarë në marrëvehsjen gjywësore për ta zgjidhur padinë e Donald Trampit për heqjen e profileve të tij në platformat e mediumeve sociale të Metas pas sulmit në Kapitoll më 6 janar të vitit 2021.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:52, 30 janar, 2025
San Francisko, 30 janar 2025 (MIA) - Koorporata teknologjike amerikane Meta u dakordua të paguajë 25 milionë dollarë në marrëvehsjen gjywësore për ta zgjidhur padinë e Donald Trampit për heqjen e profileve të tij në platformat e mediumeve sociale të Metas pas sulmit në Kapitoll më 6 janar të vitit 2021.
Meta konfirmoi se do të dhurojë 22 milionë dollarë në bibliotekën presidenciale të Trampit dhe do të paguajë 3 milionë dollarë për shpenzime juridike.
Në korrik të vitit 2021, Trampi e paditi Metën dhe drejtorin e saj ekzekutiv, Mark Zakerberg për gjoja censurim të profileve të tij në rrjetet sociale pas sulmit të 6 janarit, duke e akuzuar kompaninë se është në bashkëpunim me deputetët demokratë. Marrëveshja më e re vjen në kohën kur Zakerberg po tenton t'i rregullojë marrëdhëniet me Trampin, komentojnë mediumet.
Drejtori ekzekutiv i Metës mori pjesë në inaugurimin e Trampit dhe disa herë e vizitoi rezidencën e presidentit Mar-a-Lago. Përveç kësaj, Meta dhuroi një milion dollarë për fushatën e Trampit, i prëfundoi programet e veta për inkluzivitet (DEI) dhe e ndryshoi sistemin për kontrollim të fakteve në rrjetet sociale të cilat ishin lëndë e kritikave të Trampit.
Zakerberg kohë më parë në podkastin e njohur të Xho Rogan shprehi keqardhje për shkak të politikës së kaluar më të ashpër për kontroll të fakteve, duke thënë se ajo "ka shkaur shumë larg". ab/