• e diel, 22 dhjetor 2024

Mesiq: Bullgaria duhet të kontribuojë më shumë për fqinjët e vet

Mesiq: Bullgaria duhet të kontribuojë më shumë për fqinjët e vet

Shkup, 1 shkurt 2023 (MIA)- Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes dhe rrjedhimisht për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin, ka thënë në një intervistë për Indeks.mk, ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

“Në çdo rast, është një padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se vendet fqinje duhet të bëjnë diçka në nivel diplomatik, në mënyrë që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të jetë në favor të përmirësimit të bashkëpunimit në të gjithë rajonin. Prandaj, Bullgaria do të duhet të ndërmarrë gjithçka për të zgjidhur kontestin me mjete diplomatike, por edhe gjitha keqkuptimet që ekzistojnë midis vendeve ballkanike”, thotë Mesiq.

Ai në intervistë thotë se faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballet rajoni.

“Pra, mendoj se të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e tjerë në Maqedoninë e Veriut, mbi të gjithë maqedonasit, janë të interesuar që të arrihet një bashkëpunim sa më i mirë në të gjithë rajonin. Kontributi i BDI-së, mbi të gjitha i Ali Ahmetit, për hyrjen e vendeve të rajonit në BE dhe në paktin e NATO-s është i madh. Besoj se roli i tij në procesin integrues të Maqedonisë është i madh dhe mund të thuhet i pazëvendësueshëm”, u shpreh ai.

Në pyetjen se çfarë do të thotë që Maqedonia e Veriut mori kryesimin me OSBE-në, për një vend që aspiron për anëtarësim në BE, Mesiq tha se, “kjo është para së gjithash përgjegjësi, por edhe mundësi për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE”.

Është e vërtetë, forcat anti-evropiane nuk u shfaqën vetëm në RMV dhe shtetet e tjera të rajonit, thekson ish presidenti kroat, sigurisht që ka disa forca pro-ruse, por ato nuk mund të ndryshojnë rrugën aktuale të vendeve që nuk janë deri tani në BE, për të përfunduar procesin e anëtarësimit në BE.

“Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor nuk është aq sa e ekzagjerojnë disa, më e rëndësishme është që Bashkimi Evropian të tregojë interes për vendet që ende nuk kanë hyrë në BE për ta arritur atë rrugë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Mesiq.

Në pyetjen se cila do të ishte zgjidhja mes Prishtinës dhe Beogradit, Mesiq me përgjigje se statusi i pazgjidhur i Kosovës shqetëson në radhë të parë Kosovën dhe Serbinë, por edhe gjithë rajonin. Megjithatë, shton se problemi mund të zgjidhet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do t’i japë Kosovës mundësinë për t’iu bashkuar integrimeve ndërkombëtare.

 

QËNDRONI TË LIDHUR