• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mesazh i presidenti Pendarovski me rastin 27 janar, Ditën ndërkombëtare të viktimave të Holokaustit

Mesazh i presidenti Pendarovski me rastin 27 janar, Ditën ndërkombëtare të viktimave të Holokaustit

Shkup, 27 janae 2024 (MIA) - Presidenti i Stevo Pendarovski ka dërguar mesazh me rastin e 27 janarit, Ditës ndërkombëtare të viktimave të Holokaustit.

"Dita e sotme dëshmoi për një nga krimet më të rënda në historinë e njerëzimit dhe na përkujon deri në gjithçka që mund të sjellë mosdurimi dhe mosrespektimi i dallimeve mes njerëzve. Detyra jonë është që ta ruajmë të vërtetën për Holoausitin, kujtimin për padrejtësitë dhe miliona viktimat dhe ta kundërshtojmë çdo të keqe që rrjedh nga stereotipet, frika dhe moskuptimi i ndërjellë, sepse vetëm kështu do ta përmbushim drejtësinë dhe do të ketë paqe. Për këtë qëllim, le të vazhdojmë t'i edukojmë gjeneratat e reja në frymën e vlerave morale, respektimin e diversitetit dhe të drejtave njerëzore të çdo individi dhe të ndërtojmë shoqëri, në të cilat nuk do të ketë vend për diskriminim, ksenofobi, antisemitizëm, anticiganizëm dhe racizëm", thuhet në mesazhin e presidentit Pendarovski. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR